Tashmë askush nuk e ka frikë Spanjën (Video)

Tulipanët ishin të përsosur në fraksionin e parë të lojës, gjatë të cilit edhe i dhanë fund dilemës për fituesin duke i shënuar dy gola.
Sneijder harkoi nga këndi dhe pas intervenimit të mysafirëve, topi iu kthye sërish mesfushorit të Galatasarayt, i cili harkoi në zonë për mbrojtësin e Lazios, Stefan de Vrij, që ishte i saktë me kokë (13’).
Nuk kaluan as tre minuta dhe erdhi goli i dytë. Vetëm në paraqitjen e tij të dytë me Holandën, Davy Klaassen shënoi golin e tij të parë me përfaqësuesen (16’).
Loja e spanjollëve u përmirësua në gjysmën e dytë, mirëpo ata e kishin të pamundur të shënonin në portën e vendasve. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































