Një tjetër këngëtare shqiptare pritet të ndërtojë karrierë ndërkombëtare.

Pas Rita Orës, Dua Lipës e Era Istrefit, pritet që edhe Enca Haxhia të hyjë në tregun botëror të muzikës.


Muaj më parë është bërë e ditur se këngëtarja nga Shqipëria ka arritur marrëveshje me Universal Music dhe tashmë duket se gjithçka është zyrtare.

Enca ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale për ta konfirmuar zyrtarizimin e marrëveshjes.

“Familja e re... Më uroni fat! Universal Music, tash është zyrtare!”, ka shkruar këngëtarja shqiptare. /Telegrafi/