Tarifat e Trumpit godasin Mbretërinë e Bashkuar - vendi pëson rënien më të madhe të aksioneve që nga pandemia

Tregu kryesor i aksioneve në Mbretërinë e Bashkuar pësoi rënien e tij më të keqe ditore në më shumë se pesë vjet, pas një dite ndëshkuese tregtimi që pati humbje të mëdha në kompanitë më të mëdha britanike.
Bëhet e ditur se FTSE 100 pa 4.95% rënie, një nivel i paparë që nga marsi 2020.
Rënia pason rënie tjera si ato kur nisi agresioni rus në Ukrainë dhe shpallja e variantit Omicron të COVID-19, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Raportohet se njoftimi i Kinës për tarifat hakmarrëse kundër SHBA-së përshpejtoi rënien këtë pasdite.
Bankat janë goditur më së shumti, me bankat si Barclays dhe NatWest.
Ndërsa grupet e shërbimeve të tilla si SSE dhe National Grid janë ndër fituesit e vetëm sot.
Ndryshe, dita më e keqe për tregun e aksioneve në Mbretërinë e Bashkuar këtë shekull erdhi në prag të bllokimit të COVID-19 - me FTSE 100 që ra 10.8% më 12 mars 2020. /Telegrafi/



































