LAJMI I FUNDIT:

Tarçullovski-Lëvizjes Besa: Do ta mbroj kauzën tonë

Tarçullovski-Lëvizjes Besa: Do ta mbroj kauzën tonë

Johan Tarçullovski, deputeti i ri i OBRM-PDUKM-së, mbrëmë në Kuvend u përmend nga ana e Lëvizjes Besa, të cilët kërkuan që të mos i verifikohet mandati i deputetit, për shkak se ka qenë i gjykuar nga Gjykata e Hagës. Ai sot nëpërmjet rrejteve sociale ka dërguar një mesazh për Lëvizjen Besa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të jem i qartë. Mbrëmë nuk e kam ditur se është përmendur emri im, për shkak se nuk kam vendosur kufje dhe nuk e kam pritur që në seancën e parë dikush do të shpreh dëshira të Vitit të Ri. Por, le ta kenë të gjithë të qartë. Do të më shihni edhe më shumë dhe do të nervozoheni, për shkak se mua dikush më ka votuar dhe unë jam përgjegjës para tyre dhe para shtetit. Jam këtu ta mbroj kauzën tonë. Nëse dikujt nuk i pëlqej, mund të shkojë në të djathtë ose në të majt”, shkruan Tarçullovski në Facebook./Telegrafi/