Taravari: Pushimi dimëror i nxënësve le të zgjas dy muaj, duhet kursyer energjia elektrike
Me qëllim të kursimit të energjisë, Komuna e Gostivarit do të kërkojë nga Qeveria miratimin e masave të planifikuara në nivel lokal duke fikur një pjesë të ndriçimit rrugor dhe duke zgjatur pushimet shkollore.
Këto propozime i bëri të ditur kryetari Arben Taravari në takimin me drejtorët e shkollave, ku ndër të tjera u fol për fillimin e vitit të ri shkollor, për kursimin e energjisë elektrike dhe propozime për zbatimin e masave.
Taravari shpreh besimin se viti shkollor do të nisë në kohë dhe se nxënësit nuk do të vuajnë për shkak të kufizimeve.
Ai do t’i kërkojë qeverisë qendrore ndryshime në kohëzgjatjen e pushimeve shkollore.
“Si qeverisje vendore do të paraqesim dy kërkesa në Ministrinë e Arsimit. Së pari, pushimet dimërore duhet të jenë në periudhë dhjetor-janar, pra dy muaj, dhe pushimet verore duhet të zgjasin rreth një muaj e gjysmë. Viti shkollor duhet të përfundojë në qershor dhe të fillojë më 15 gusht. Kërkesa e dytë është që shkollat të paguajnë si për amvisëri, e jo sipas tarifës së rrymës industriale”, tha Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.
Ai iu referua racionalizimit të shpenzimeve dhe përmendi se Qeveria nuk ka bërë asgjë për t’i ndihmuar komunat në tejkalimin e krizës.
Në atë drejtim, sipas Taravarit, është planifikuar që në territorin e komunës, përveç fikjes së një pjese të ndriçimit publik, të “shtrëngohen” masat edhe në pjesën tjetër të institucioneve që janë në varësi të pushtetit lokal.
Ai ka sqaruar se shpenzimet e energjisë elektrike janë rritur për pesë herë në periudhën e kaluar dhe kjo krijon një barrë të madhe.
“Për sa i përket kursimit të energjisë elektrike, kemi një plan që nga 1 shtatori në mesnatë të fikim një pjesë të ndriçimit publik në rrugët kryesore, por jo në rrugët anësore. Kursime do të ketë edhe në objektin e komunës dhe në institucionet tjera nën kompetencën tonë”, tha Taravari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit