LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Nuk tërhiqem nga partia, vetëm nga funksioni partiak

Taravari: Nuk tërhiqem nga partia, vetëm nga funksioni partiak

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari gjatë ditës së djeshme u shpreh se nuk do të jetë sërish sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët.

Ai theksoi se partisë i nevojitet rifreskim me persona më të ri, ndërsa njëri prej tyre ta trashëgojë në pozitën e sekretarit të Përgjithshëm.

Në një deklaratë për “Fokus”, ai sqaron se bën tërheqja nga funksioni partiak, por jo edhe nga partia për shkak se do të veprojë edhe më tej si anëtar i ASH-së, madje siç shprehet ai, edhe më aktiv se deri tani.


“Mandati im si sekretar i Përgjithshëm i ASH-së përfundon më 25 dhjetor. Atëherë do të zgjedhim datë për Kongresin e ardhshëm të partisë”, tha Taravari.

Taravari: Nuk do të jem sekretar i Përgjithshëm i ASH-së, nevojitet kuadër më i ri
Lexo po ashtu Taravari: Nuk do të jem sekretar i Përgjithshëm i ASH-së, nevojitet kuadër më i ri

Ai përsëriti qëndrimin se nuk do të jetë sërish sekretar për shkak se, siç sqaron ai, si kryetar komune nuk arrin t’i kryejë gjithë detyrat.

“Për këtë shkak propozoj që në pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të jetë kuadër i ri i cili ka më shumë kohë dhe më intensivisht të punojë në teren me strukturat e degëve tona”, thekson ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori