Sekretari i Përgjithshëm dhe shefi i Shtabi Zgjedhor pranë Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari për televizionin 24 në emisionin ‘Otvoreno studio’ tha kanë parashtruar aktpadi në Gjykatën Administrative dhe se kanë qenë të hendikepuar për shkak se nuk kanë përfaqësues në KSHZ dhe as anëtarë të Këshillave Zgjedhor.
“Ndodhi vjedhje brutale zgjedhore, posaçërisht në bllokun shqiptar, në disa rajone malore dhe ku ka njerëz më të varfër, që do të thotë fshatrat malore të Tetovës, pastaj Zajazi, Osllomej, Dollneni, Manastiri, Pllasnica, Saraj”, deklaroi Taravari duke thënë se ankesat e tyre kanë qenë për njësinë zgjedhore numër 5 dhe 6, njofton Telegrafi Maqedoni.
Taravari thotë se targeti i koalicionin AA në zgjedhje ka qenë 85 deri në 90 mijë vota dhe se sipas ankeatve kështu ka qenë, mirëpo BDI, siç thotë Taravari, sipas anketave ka qenë diku rreth 70 deri në 75 mijë vota.
Taravari thotë se ato i kanë votat, por pyet se nga erdhën 20-30 mijë votat e BDI-së dhe se kjo është e çuditshme. Sipas tij, ka njerëz që janë të vdekur dhe kanë votuar dhe poashtu persona të cilët nuk ndodhen këtu dhe figurojnë se kanë votuar.
“Ne do ta pranonim rezultatin, nëse në Zajaz të hapin një kuti dhe nëse të gjithë janë aty që kanë votuar atëherë ne pranojmë rezultatin dhe ua japim BDI-së 12 deputetët tanë gjatë 4 viteve të ardhshme”, tha Taravari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë