LAJMI I FUNDIT:

Tanku humbi kontrollin në kthesë, shtypi njërën pjesë të veturës së pensionistit (Video)

Tanku humbi kontrollin në kthesë, shtypi njërën pjesë të veturës së pensionistit (Video)

Ky është momenti kritik, kur një tank që kishte humbur kontrollin në kthesë, shtypi njërën pjesë të veturës së pensionistit që po ngiste në Bjellorusi.

Pamjet dramatike, e tregojnë makinën ushtarake që lëvizë me shpejtësi nëpër qendrën e qytetit Grodno, transmeton Telegrafi.


Derisa një tank kaloi si duhet, tjetri që ishte pas, bëri një lëvizje shumë më të egër, që për pasojë përfundoi mbi një Volkswagen Polo – që kishte ndaluar para dritës së kuqe.

Për fat të mirë, rrotat me zinxhir shtypën pjesën ku makina ishte e zbrazët, teksa shoferi që ndodhej në timon shpëtoi pa asnjë lëndim. /Telegrafi/