LAJMI I FUNDIT:

Tani më shumë se kurrë është në modë mësimi i një gjuhe të huaj!

Tani më shumë se kurrë është në modë mësimi i një gjuhe të huaj!

Me miliona njerëz kohën e lirë të karantinës e kanë kaluar duke mësuar një gjuhë të re!

Kompania e famshme e mësimit të gjuhëve të huaja, “Duolingo”, e njohur për aplikacionet e saj lehtësisht të përdorshme, gjatë kësaj kohe është përballur me “rritjen e trafikut më të madh në rrjet gjatë gjithë historisë së saj”.


Nga 9 deri më 30 mars kjo faqe është shkarkuar me 108% në rang global dhe 148% në SHBA. Me miliona njerëz regjistroheshin çdo ditë në Duolingo duke qenë se kjo faqe ofron edhe versione pa pagesë për mësimin e gjuhëve të reja, përmes lojërave, puzzle, apo sfidave ndihmuese.

Të dish më shumë se një gjuhë ka shumë përfitime, kjo bazuar edhe në studimet e shkencëtarëve.

Një studim i bërë në Universitetin e Chicagos, arriti në përfundimin se ata që dinë të paktën një gjuhë të huaj, kur marrin vendime rezultuan më racionalë dhe bënin zgjedhje pa u ndikuar nga emocionet.

Mësimi i një gjuhe të huaj në kohë karantine, tregon se njerëzit mund të gjejnë gjithmonë një mënyrë për të përditësuar vetën, për t’ju larguar lajmeve të këqija si dhe për të mbajtur në formë të mirë shëndetin menduar.

5 gjuhët më të përdorura nga njerëzit janë; anglishtja, spanjishtja, frëngjishtja dhe gjermanishtja.

Mësimi i një gjuhe të re është në modë më shumë se kurrë, sepse njerëzit po shohin sa i rëndësishëm dhe thelbësor është komunikimi.

Një gjuhë më shumë, lehtëson ndërveprimin mes njerëzve dhe karantina na bëri të kuptojmë se roli i saj është kritik nëse ne duam të jemi globalisht të bashkuar.

Gjithsesi, duhet gjithashtu të dini se Duolingo nuk është opsioni i juaj i vetëm për të mësuar një gjuhë të re. Aplikacione si Rosetta Stone, që kushton $12 në muaj për një plan kursi 3 mujor, Busuu që kushton $11 pse Babbel një aplikacion gjerman tek i cili mund të regjistroheni për $9 në muaj, për një plan 3 mujor, shkruan Anabel.

Çfarë do t’ju duhet është vetëm një adresë e saktë email-i.

Burimi: Business Insider & Polygon

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Astrologji
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori