"Tani e dimë se si ta presim Mbappen në Bernabeu", tifozët e Real Madridit reagojnë teksa Donnarumma 'u mbulua' me para false në San Siro

Gianluigi Donnarumma mori krejt të kundërtën e një pritjeje të ngrohtë nga tifozët e Milanit në Itali. Tifozët në San Siro i hodhën para false portierit të PSG-së të martën mbrëma.
Reprezentuesi italian debutoi për ekipin e parë të Rossonerëve në moshën 16-vjeçare.
Kur kontrata e tij në San Siro skadoi, ai refuzoi të nënshkruante rinovimin e marrëveshjes, duke zgjedhur kalimin te PSG. Siç mund ta shihni, fansat nuk ia falën kurrë këtë lëvizje.
Shoku i skuadrës së Donnarummas, Kylian Mbappe, po shikonte me kuriozitet paratë që binin në tokë nga 'rreshti i parë' .
Tifozët e Real Madridit duan që francezi të ketë të njëjtin fat, nëse nuk kalon në radhët e tyre verën e vitit 2024.
Një tifoz ka shkruar: "Tani ne e dimë se si ta mirëpresim Mbappen".
Ndërsa i dyti ka thënë: “Shpresoj se kjo do t'i ndodhë nëse ai shkel sërish në Bernabeu me PSG-në”. /Telegrafi/
https://twitter.com/YashRMFC/status/1722009021085839728?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1722009021085839728%7Ctwgr%5Eeeef68f513863c3a3cc8a4d58765fc0683175d1e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Freagimi-epik-mbappes-pasi-tifozet-e-milanit-e-gjuajten-donnarumman-para%2F



















































