Vjeshta është stina e vitit me plot ngjyra dhe fruta pemësh, por edhe me seks.
Në ditët e zymta kemi dëshirë që të ngrohim shpirtin me momente romantike dhe filma. Në mënyrë të pavetëdijshme anojmë drejt personave me të cilët mund të “bëjmë strofullin” e jo vetëm që të argëtohemi.
Studimet e fundit tregojnë se seksualiteti në periudhën e vjeshtës është më i madh, shpërthen duke ndezur te çiftet një dëshirë të papërmbajtshme.
Profesor Till Roenneberg, nga Bavaria e Gjermanis, tregon se ky fenomen ka një lidhje të ngushtë me ndryshim në stinë.
Nëse për një pjesë vjeshta shkakton mërzi dhe shenja depresioni për pjesën më të madhe të njerëzve shton dëshirën seksuale dhe prodhon më shumë hormon lumturie, i njohur si dopamina.
Sipas Till thuhet se është pikërisht ky hormon që në stinën e vjeshtës i shtyn partnerët në krahët e njëri tjetrit në dëshira të papërmbajtshme në shtrat dhe kontakte trupore.
Ndërsa juve ju mbetet ta provoni një gjë të tillë dhe ta vërtetoni se a është ashtu apo jo!?
Si të kaloni kohën bashkë? Këto alternativa mund t’iu vijnë në ndihmë!
Në vjeshtë fillojnë shumë emisione televizive të cilat janë shumë interesante. Gjeni një për të cilin të dytë jeni të interesuar dhe krijoni kështu një rutinë për ta parë atë së bashku çdo javë.
Mblidhni disa receta gatimi apo receta për kokteje dhe caktoni një natë kur do t’i përgatisni ato. Kështu, do të keni edhe një darkë të përbashkët, edhe argëtim gjatë tërë procesit.
Në qoftë se ai është adhurues i sportit, atëherë përfitoni nga koha e ftohtë dhe caktoni një lojë tenisi apo diçka të ngjashme që do t’ju pëlqejë të dyve. Përveç se do të argëtoheni, kjo do t’ju ndihmojë që të mbani trupin tuaj në formë.
Në qoftë se nuk e keni sportin në qejf, atëherë ftojeni atë te ju për ta parë ndeshjen e ekipit të tij të preferuar të futbollit. Ai do të kënaqet shumë e ju…duroni pak dhe pas lojës, bëni diçka që ju pëlqen ju.
Ka shumë opsione për të bërë gjëra të përbashkëta me partnerin tuaj. Joga, kërcimi apo meditimi janë vetëm disa prej tyre. Por, kini kujdes që ta zgjidhni atë që do t’ju pëlqejë të dyve, pasi që përndryshe një gjë e tillë nuk do të funksionojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fati ekziston vërtet! Shkencëtarët na tregojnë si ta tërheqim atë

Cila nga vajzat mendoni se është më tërheqëse kur të kthehet përballë? Zgjedhja tregon se çfarë personi jeni

Gabimet që duhet të shmangni kur lani xhinset

Bimët që klithin: Tingujt sekretë që lëshojnë kur kanë nevojë për ndihmë

Arsyeja për shkak të së cilës preferohet të bisedohet me kanakarin
Tri shenjat e zodiakut që janë më të prira ta thyejnë zemrën e një Dashi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë