LAJMI I FUNDIT:

Taleski: Çdo përpjekje për rishikim të Marrëveshjes së Prespës është kërcënim për shtetin

Taleski: Çdo përpjekje për rishikim të Marrëveshjes së Prespës është kërcënim për shtetin

“Të gjitha përpjekjet për manipulime me Marrëveshjen e Prespës janë jashtëzakonisht të dëmshme për shtetin. Të bësh çdo përpjekje për ta rishikuar apo anuluar do të thotë një konflikt i ri, një veto e re, bllokada të reja me Greqinë, mbi të cilat kemi kapërcyer një çështje prej dekadash. Mendimi i tillë do të thotë të dëmtosh dhe të kërcënosh të ardhmen e shtetit të vet dhe të njerëzve”, tha për “Makfax” Dane Taleski, këshilltari për politikë të jashtme të kryeministrit dhe kandidat për ambasador në NATO.

Sipas Taleski, kur bëhet fjalë për interesat e vendit, duhet të largohen interesat politike, etnike dhe interesat tjera dhe të përqendrohemi të përkushtuar në rrugën e perspektivës euroatlantike që kanë investuar shumë gjenerata më herët.


“Pikërisht për shkak të marrëveshjes së Prespës që vendi tani do të bëhet anëtar i 30-të me të drejta të plota të NATO-s dhe të merr vendin e merituar që po pret shumë vite.

Është një marrëveshje bilaterale, e cila përcakton detyrime për të dy shtetet. Ju e dini që Greqia e para e ratifikoi protokollin e anëtarësimit në NATO, e cila në fakt ishte edhe detyrimi i saj në marrëveshje. Dhe ne kemi një detyrim për të përmbushur detyrimet tona. Unë as nuk dua të mendoj për rishikimin e saj, sepse mosrespektimi i saj shtron shumë pyetje, kthimin e vendit prapa, krijimin e armiqësive të reja. Në momentin kur u ngjitëm përpjetë, nuk na duhen aspak mendime të tilla”, tha Taleski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori