“Të penguar në përfaqësimin e popullit serb” – kështu reagoi Lista Serbe, e cila i bojkotoi institucionet e Kosovës që nga nëntori i vitit 2022, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i penguan deputetët e saj të merrnin pjesë në punimet e seancës së Kuvendit të Kosovës, më 5 dhjetor.
“I kemi lutur [të na lejojnë të marrim pjesë në seancë]. Iu referuam ligjeve, por nuk na lejuan”, tha në konferencë për media deputeti i Listës Serbe, Millan Kostiq.
Në pyetjet e gazetarëve se si planifikojnë t’i përfaqësojnë interesat e popullit serb, nëse kanë planifikuar të flasin për problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti serb në Kosovë dhe pse nuk kanë marrë pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës për dy vjet, nuk kishte përgjigje.
“Kaq për këtë”, tha Kostiq dhe u largua.
Një ditë pas kësaj ngjarjeje, Lista Serbe konfirmoi pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Kosovë, më 9 shkurt.
Për më shumë se dy vjet, deputetët e Listës Serbe nuk morën pjesë në seanca të Kuvendit të Kosovës, për shkak të “aksionit strategjik” – siç e cilësuan ata bojkotimin e institucioneve të Kosovës.
Pavarësisht kësaj, ata nuk i humbën mandatet, e as pagën e deputetëve prej rreth 1.800 eurosh, sepse çdo gjashtë muaj paraqiteshin në seanca për nga disa minuta. Pastaj ngriheshin, largoheshin dhe nuk shiheshin më për gjashtë muajt e ardhshëm.
Por, Instituti Demokratik i Kosovës, i cili monitoron punën e Kuvendit të Kosovës, tha se anëtarët e Listës Serbe u penguan në mënyrë të paligjshme të merrnin pjesë në punimet e Kuvendit më 5 dhjetor.
“Edhe pse Lista Serbe i bojkotoi punimet e Kuvendit që nga viti 2022 dhe dilte në Kuvend për të mos i humbur mandatet, pengimi i saj në seancën e sotme (5 dhjetor) paraqet shkelje të mandatit kushtetues të deputetëve”, thanë nga kjo organizatë.
Çfarë ndodhi në seancën e fundit të Kuvendit?
Pasi dhjetë deputetët e Grupit Parlamentar “Lista Serbe” dolën në seancën e Kuvendit të enjten, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i lejuan të ulen.
Mes tyre pasoi një debat i shkurtër dhe, në fund, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ndërpreu seancën, duke thënë se deputetët e Listës Serbe po “provokojnë”, sepse vijnë një herë në gjashtë muaj “për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve” në Kosovë.
“Në anën tjetër, ju luftoni kundër Kosovës me të gjitha mjetet që i keni. Shkoni dhe qëndroni pranë kryekriminelit [Millan] Radoiçiq dhe keni guxim të vini në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, kjo seancë ndërpritet dhe ju kërkoj të largoheni nga salla”, tha Konjufca, i cili gjithashtu vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti.
Millan Radoiçiq dha dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe, pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë në veri të Kosovës, në shtator të vitit 2023.
Në atë sulm u vra një polic i Kosovës, ndërsa në përleshjen e armatosur që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Kosova e cilëson atë sulm si “terrorist” dhe e akuzon Beogradin se qëndron pas tij – gjë të cilën Serbia e hedh poshtë.
Deputeti i Listës Serbe, Kostiq, tha në një konferencë për media më 5 dhjetor se në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur “sulm ndaj një kombi të tërë”.
Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar që e përkrah këtë parti, shpesh përdorin narrativin sesi “Lista Serbe është garantuese e mbijetesës së serbëve në Kosovë” dhe se është opsioni i vetëm politik “që i mbron interesat e serbëve në Kosovë”.
“Kjo është pasqyra e vërtetë e regjimit të Kurtit, sa urrejtje ka për popullin serb… Anëtarët e Listës Serbe, të cilët janë zgjedhur nga populli, nuk u lejuan t’i përfaqësojnë njerëzit që na kanë votuar. Aty jemi të gjithë të fyer, sepse jemi kështu e ashtu, kemi përjetuar lloj-lloj ofendimesh nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes”, tha Kostiq dhe kërkoi nga ndërkombëtarët të reagojnë.
A ishte i ligjshëm bllokimi i Listës Serbe?
Instituti Demokratik i Kosovës kritikoi Listën Serbe për mospjesëmarrje të gjatë në punimet e Kuvendit, por tha se, me ligj, deputetët mund të përjashtohen vetëm nëse përdorin fjalë fyese, cenojnë personalitetin e kryesuesit të seancës së Kuvendit apo të deputetëve të tjerë, ose vazhdojnë t’i bëjnë shkeljet për të cilat janë sanksionuar më parë.
Kjo organizatë joqeveritare tha se seanca mund të ndërpritet vetëm në rastet kur ka rrëmujë në sallë dhe kur nuk respektohet kërkesa e kryesuesit të seancës për ruajtjen e rendit.
Në këtë aspekt, ajo konstatoi se deputetët e Vetëvendosjes dhe kryetari i Kuvendit nuk janë sjellë në përputhje me ligjin.
Edhe pse Lista Serbe ka dy vjet që e bojkoton punën e Kuvendit të Kosovës, deputetët e pushtetit vendosën të reagojnë gati në përfundim të mandatit.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt.
Më herët këtë vit, Kuvendi i Kosovës hartoi një kod etik që parasheh masa më rigoroze për të gjithë deputetët që nuk i kryejnë detyrat e tyre me përgjegjësi.
Por, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, ky kod, i cili është ende duke u shqyrtuar, nuk është në përputhje me rregulloren e Kuvendit.
Disa prej pikave të diskutueshme përfshijnë përjashtimin e deputetëve nga seancat dhe dënimet financiare, me arsyetimin se ato mund ta rrezikojnë përfaqësimin e qytetarëve nga deputetët e zgjedhur prej tyre.
Që nga themelimi i saj në vitin 2013, Lista Serbe fitoi mbi 90 për qind të votave të pjesëtarëve të komunitetit serb.
Mirëpo, Misioni Monitorues i BE-së në Kosovë në raportet e tij ka konstatuar se Lista Serbe “e ka monopolizuar jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës” dhe se ka pasur vazhdimisht raste të frikësimit dhe presionit ndaj votuesve nga kandidatët dhe aktivistët e kësaj partie.
Lista Serbe gjatë “politikës së bojkotimit”
Lista Serbe ishte iniciuese e largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri – zonë e banuar me shumicë serbe – për shkak të këmbënguljes së Qeverisë së Kurtit për heqjen e targave serbe dhe zëvendësimin e tyre më targa të Kosovës.
Lista Serbe kërkoi, po ashtu, bojkotimin e zgjedhjeve lokale, ndaj pushtetin në komunat në veri e morën kryetarët shqiptarë.
Policët serbë, ndërkaq, u zëvendësuan me ata nga komuniteti shqiptar – gjë që çoi në kriza dhe protesta të shumta të popullatës lokale serbe.
Situata kulmoi me sulmin e armatosur në Banjskë, më 24 shtator të vitit 2023.
Një muaj pas këtij sulmi, Lista Serbe e ndryshoi udhëheqjen e saj dhe kryetari i partisë, Goran Rakiq, u zëvendësua nga drejtori i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, mjeku Zllatan Ellek.
Kjo parti – më e madhja e serbëve në Kosovë – lëshoi kohë pas kohe deklarata, duke e akuzuar Qeverinë e Kurtit për “shtypjen” e serbëve.
Por, në anketat që zhvilloi Radio Evropa e Lirë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, qytetarët shpesh thanë se kanë humbur besimin në Listën Serbe, për shkak të situatës së krijuar dhe “politikës së gabuar”./Radio Evropa e Lirë/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza: Kosova mundet ma mirë për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së
PSD dorëzoi në prokurori marrëveshjen që nuk lejon FSK-në në veri
Berisha: Prizreni dhe Malisheva në rend me Kosovën fituese, 137 për t’i dhënë fund hajdutëve që qeverisin vendin
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës