Taksisti i cili u vra mbrëmë në Skenderaj, ishte dëshmitar i një vrasjeje (Video)

Familjarët e Ilir Zeqirit, i cili u gjet pa shenja jete mbrëmë në një veturë të djegur në Prekaz, kanë thënë se i ndjeri nuk kishte probleme me askënd dhe se punonte si taksist.
"Ai nuk ka pasur problem me askënd asnjëherë, ai punonte si taksist", ka thënë vëllai i Ilir Zeqirit.
Megjithatë, Klan Kosova shkruan se ka konfirmuar se viktima Ilir Zeqiri, ishte dëshmitar i vrasjes së policit Valon Goxhulit i cili ishte vrarë në vitin 2015.
Ndryshe, në vendin e ngjarjes mbrëmë janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































