Taksat rrugore po rrjepin qytetarët, gjendja e rrugëve është e mjerueshme në Maqedoni
Qytetarët paguajnë taksat rrugore, por aspak nuk janë të kënaqur me gjendjen e autostradave në vend. Gropat nëpër rrugë dhe mungesa e sinjalistikës në disa pjesë të autostradës, e bën të pasigurtë udhëtimin e tyre…
Qytetarët thonë se ekspozohen direkt ndaj rrezikut kur ka reshje të shiut, pasi gropat mbushen me ujë. Sipas të dhënave të policisë në nivel vjetor ndodhin qindra aksidete nëpër autostradat e vendit. Vitin e kaluar, janë regjistruar 616 aksidente.
“Si të paguhet, katastrof rrugët…. Më keq nuk ka ku të shkojë më, paguajmë kot e kot, askund nuk gjendet kjo… ” – tha një qytetar.
“Kthehuni mbrapa një kilometër, rruga është katastrofale, ata që i kanë ndërtuar shtëpitë më lartë, gjithçka ka rënë dheu në autostradë, atë duhet dikush ta rregullojë, prandaj paguajmë,” tha një qytetar.
“Rrugët, duke marrë parasysh se në çfarë shteti jetojmë janë super…01:31 Si për Maqedoni, janë të mira,” u shpreh një qytetar tjetër.
Fajin për mosmarrjen e masave për përmirësimin e gjendjes së rrugëve institucionet e hedhin te njëra-tjetra. Nga Ndërmarrja publike “Rrugët shtetërore” thonë se me këto punë duhet të merret ndërmarrja publike për mirëmbatjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale.
“Ne si ndërmarrje publike, për çdo vit bëjmë kontratë që vlera e asaj kontratës për mirëmbajtjen e rrugës është 1 miliardë e 850 milion denarë, që ndërmarrja tjetër publike ka për obligim për mirëmbajtjen e rrugëve, qoftë mirëmbajtjen verore, që nënkupton mbushjen e gropave, sinjalistikën horizontale, sinjalistikën vertikale, kositjen e barit anësorë, mirëmbajtjen e rrjeteve anësore që të mos futet çfarëdolloj kafshe, pasi shkakton edhe pasiguri në komunikacion, janë obligim I ndërmarrjes tjetër shtetërore që është për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale,” Ejup Rrustemi, N.P Rrugët Shtetërore.
Ndërsa nga Ndërmarrja për Mirëmbajtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale, thonë se ata punojnë në bazë të programit të cilin paraprakisht duhet ta nënshkruajë Ndërmarrja për Rrugët Shtetërore.
“Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale, mirëmbajtjen e bën sipas programit që e sjell ndërmarrja publike për rrugë shtetërore. Mbi baza të atij program, nënshkruhet marrëveshje vjetore mes dy ndërmarrjeve publike…. Ne nuk mund të veprojmë ndaj sanimeve më të mëdha, pa u vendosur ajo në program dhe pa miratimin parprak të subjektit të llogaritjeve dhe urdhëresave të marra nga ndërmarrja publike për rrugë shtetërore…., tha Kostadin Acevski, Drejtor i N.P “Rrugët e Maqedonisë”.
Qytetarët që udhëtojnë për punë për në kryeqytet, paguajnë shuma të mëdha parash vetëm për taksa rrugore. Nga 160 denarë në ditë për vajtje-ardhje, paguajnë qytetarët e Tetovës, që nëse llogaritet për të gjitha ditët e punës gjatë vitit, ata që udhëtojnë çdo ditë me veturë paguajnë rreth 39 mijë denarë në vit vetëm për taksa rrugore. Qytetarët që udhëtojnë nga Velesi në Shkup dhe anasjelltas, paguajnë 240 denarë për vajtje ardhje, apo rreth 1000 euro në vit. Nga Gostivari në Shkup dhe anasjelltas 68 mijë denarë dhe nga Kumanova mbi 48 mijë denarë. /alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali
KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre
Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës
Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj
Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi