LAJMI I FUNDIT:

Shala: MTI nuk ka vërejtur ngritje të çmimeve, taksa ndikoi në ekonominë e vendit

Shala: MTI nuk ka vërejtur ngritje të çmimeve, taksa ndikoi në ekonominë e vendit

Në debatin “Talk the Talk” me temën “Efekti i Taksës 100 për qind në ekonominë e vendit”, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, se janë dy arsye të vendosjes së taksës, që kanë ndikuar po ashtu në ekonominë e vendit dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Ministri Shala bëri të ditur se masa ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës nuk do të hiqet pa e ndryshuar qasjen këto dy shtete karshi Republikës së Kosovës.


Mirëpo, të dhënat e Institutit GAP të paraqitura në këtë panel për rritje të çmimeve për shkak të taksës së vendor shtatë muaj më parë ndaj Serbisë, ministri Shala i ka kundërshtuar duke theksuar se nuk ka pasur ngritje të çmimeve, përveç atyre që janë ndikuar në bursën ndërkombëtare.

Ministri po ashtu paralajmëroi masa edhe ndaj shteteve tjera që janë duke iu vendosur barriera produkteve të Kosovës, në rast se nuk e respektojnë marrëveshjen e CEFTA-së.

Në panelin e organizuar nga Kolegji Riinvest me temën: “Efekti i taksës 100 për qind në ekonominë e Kosovës”, Berat Thaçi nga Instituti GAP, theksoi se në bazë të indikatorëve dhe në bazë të qarkullimit të treguar nga bizneset në ATK-në, taksa nuk e ka ndihmuar ekonominë në përshpejtim të rritjes së prodhimit.

Deputeti nga radhët e PSD-së, Dukagjin Gorani, tha se në aspektin ndërkombëtar taksa shihet si pengesë për dialogun Kosovë-Serbi, dhe vlerësojë se ka bllokuar procesin politik për vendime të mëdha, siç është edhe liberalizimi i vizave.

Ndërsa, deputetja nga radhët e AAK, Donika Kadaj ka mbrojtur vendimin ndaj mallrave të Serbisë, ngaqë sipas saj ka pasur impakt pozitiv në aspektin ekonomik dhe politik.

Visar Vokrri nga Kolegji Riinvest vlerësoi se taksa ndaj Serbisë, nuk ka pasur efekt në ekonomi, edhe pse sipas tij, gjatë periudhës shtatë mujore rreth 1200 produkte të rregullta të cilat ishin importuar më parë nga Serbia, tani më nuk po importohen, po ashtu edhe 250 produkte të tjera nga Bosnja dhe Hercegovina. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori