Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti ka folur për efektet e taksës 100 për qind, ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës në periudhën një mujore.
Taksa prej 100 për qind, të premten më 21 dhjetor i ka mbushur një muaj nga hyrja në fuqi dhe ka pasur efekte në importet e mallrave nga këto të dyja vende.
“Nëse i krahasojmë të dhënat e vitit 2018 me 2017, prej marrjes së masave mbrojtëse prej 10 për qind dhe masat prej 100 për qind, kemi rënie prej 99 për qind të importeve nga Serbia dhe Bosnja. Nga java e parë e nëntorit e deri më tani kemi rreth 60 milionë euro vlerë të importeve më pak nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Pra nga Serbia kemi rreth 52 milionë euro më pak importe ndërsa nga Bosnja rreth 8 milionë euro më pak”, tha ai.
Berisha ka thënë se prej hyrjes në fuqi të masës 100 për qind, vlera e mallrave që kanë hyrë nga Serbia është vetëm 300 mijë euro, kurse nga Bosnja e Hercegovina shumë më pak.
Drejtori i Doganave të Kosovës ka thënë se efektet në zëvendësimin e mallrave nuk janë vërejtur shumë.
“Ajo që vërehet është se prodhuesit kosovarë janë fuqizuar pas taksës 100 për qind. Secili nga ta ka rritje dyshifrore të kapaciteteve prodhuese të tyre”, tha Berisha.
Dogana sipas tij, i ka marr të gjitha masat për t’i parandaluar rastet e kontrabandës. Berisha ka thënë se i kanë pas disa raste të kontrabandës nëpërmjet rrugëve malore.
Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha në këtë intervistë ka folur edhe për të hyrat që ka mbledhur dogana deri më tani.
“Trendi i të hyrave është jashtëzakonisht mbi 20 milionë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, por nuk përjashtohen edhe efektet në të hyra nga taksa”, tha Berisha.
Ndryshe, taksa prej 10 për qind për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës ishte marrë më 6 nëntor e pas mos anëtarësimit në INTERPOL kjo taksë ishte ngritur në 100 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Rizvanolli thotë se masat emergjente në energji kanë treguar efektin e tyre
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht