Fansat e filmit shqiptar do të kenë një mundësi të veçantë këtë fundjavë për të takuarnga afër kastin e filmit “Loja e Fundit”, në dy qytete të Kosovës.

Një pritje speciale dhe momente takimi me aktorët do të organizohen në Prishtinë dhe Prizren, duke sjellë një eksperiencë të paharrueshme për publikun.


Më 14 Shkurt duke filluar nga ora 18:00, në Cineplexx Prishtina, në Albi Mall, do tëorganizohet një pritje madhështore ku vizitorët do të kenë mundësinë të takojnë nga afër Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.

Takimi do të zhvillohet në galerinë kryesore, hyrja A, ku fansat do të kenë mundësi të përshëndeten dhe të fotografohen me artistët.

Eventi vazhdon më 15 Shkurt në Cineplexx Prizren, në Galeria Shopping Mall. Duke filluar nga ora 18:00, publiku do të ketë mundësinë të takojë kastin e filmit dhe të fotografohet me ta gjatë një pritjeje të organizuar për fansat.

Pas pjesës zyrtare të pritjes, vizitorët do të kenë mundësi të takojnë aktorët edhe në hapësirat e Cineplexx, ku mund të realizojnë fotografi dhe të kalojnë disa momente nga afër me të preferuarit e tyre.

Nxitoni dhe siguroni biletën tuaj përmes:

Aplikacionit CineplexxKs,

Fizikisht në kinema,

Përmes web-it.