LAJMI I FUNDIT:

Takohen Quni dhe ministrja Haradinaj, flasin për përfaqësimin e Kosovës në NATO 

Takohen Quni dhe ministrja Haradinaj, flasin për përfaqësimin e Kosovës në NATO 

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni priti sot në takim ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Melisa Haradinaj, ndërsa biseduan rreth harmonizimit të statusit të atasheve ushtarakë të FSK-së në ambasadat e Kosovës si dhe përfaqësimin e Kosovës në NATO, në nivel të ambasadorëve.

Ministri Quni, me këtë rast e njoftoi ministren Haradinaj, me zhvillimet e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe me objektivat për të ardhmen.


“…Jemi në rrethana të reja dhe na imponohen edhe aktivitet të reja të cilat kërkojnë një koordinim dhe bashkëpunim në mes të dy ministrive tona, për të arritur objektivat me interes shtetëror…Objektiv shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe për dy ministritë tona është edhe angazhimi dhe aktivitetet për integrim në NATO, për çka kërkohet bashkëpunim dhe koordinim për një qasje më efektive”, tha ai.

Po ashtu, gjatë takimit në mes dy ministrave u bisedua edhe për angazhimin e  FSK-së, në misione paqësore jashtë vendit, ku kërkohet bashkëpunimi dhe koordinimi edhe me Ministrinë e Jashtme, që kushtëzohet përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit dypalësh me shtetet përkatëse.

Në njoftim bëhet e ditur se është diskutuar rreth harmonizimit të statusit të atasheve ushtarakë  të FSK-së në ambasadat e Kosovës.

Ndërkaq, ministrja Haradinaj, u shpreh se prioritet i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme është integrimi në NATO, dhe për këtë ne duhet të koordinojnë veprimet, duke shtuar se në këtë drejtim janë të interesuar të rrisin përfaqësimin e Kosovës në NATO, në nivel të ambasadorëve.

“Për çështjet e shtruara, ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim dhe sidomos për angazhimin e FSK-së, në misione paqësore jashtë vendit për çka kërkohet një punë e vazhdueshme koordinuese”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori