LAJMI I FUNDIT:

Takohen Molliqaj e Hyseni, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Takohen Molliqaj e Hyseni, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Koordinatori për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni sot është takuar me kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj.

I pari i PSD-së ka thënë se me Hysenin janë pajtuar që marrëveshjet e pjesshme nuk janë rruga përpara.


“Sot jam takuar me z.Skënder Hyseni, koordinator për dialogun Kosovë-Serbi. Informimi dhe transparenca e procesit ka rëndësi të veçantë, prandaj dua ta falemnderoj z.Hyseni për takimin.

Jemi pajtuar që marrëveshjet e pjesshme nuk janë rruga përpara. Kosova shkon në dialog për njohje reciproke. Vazhdimi i procesit nuk ka kuptim nëse nuk e dimë qysh tash se epilogu është njohja e ndërsjellë.

Ne jemi të bindur se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë nuk mund të marrë formë dhe garancë zbatimi pa përfshierjen e ShBA-ve në këtë proces. Po ashtu, Kosova duhet të ketë kujdes që aranzhimet e saj në marrëveshje të mos e thellojnë ndarjen etnike që tashmë ekziston me Listën Serbe. Kështu nuk zgjidhet, por përjetësohet problemi. Ne jemi të bindur se vazhdimi i status-quos nuk është në interes të vendit dhe qytetarëve”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka theksuar se problemet e pa kryera janë probleme edhe për të ardhmen.

“Për më tepër, aleancat politike, por edhe gjeopolitika e vitit 99’ më nuk ekziston. Qëndrimet karshi dialogut ka kohë që nuk lidhen me procesin si të tillë, por me llogaritë e brendshme politike, respektivisht akuzat plot patos e hiq kritikë për mbledhje votash.

Guxim dhe progres sot përbën gatishmëria për të ecur drejt shkëputjes përfundimtare. Oportunizëm është llogaritja elektorale dhe fshehja pas popullizmit të brendshëm. Vetëm shkëputja përfundimtare hap rrugë për një marrëdhënie të re midis popujve. Kjo shkëputje është historike jo thjesht sepse zgjidhet problemi Kosovë-Serbi. Popujt e Ballkanit do të jenë më të lirë kur problemet midis tyre të zgjidhen. Kështu i jepet fund gjeopolitikës së perandorive që ndërhyjnë në mënyrë jodemokratike pikërisht sepse gjejnë terren tek problemet e hapura”, tha Molliqaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori