LAJMI I FUNDIT:

Takohen Ahmeti dhe Ambasadori Gerberich, diskutuan për situatën politike në vend

Takohen Ahmeti dhe Ambasadori Gerberich, diskutuan për situatën politike në vend

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar sot me Ambasadorin e Gjermanisē në Shkup, Thomas Gerberich.

Ahmeti dhe Ambasadori Gerberich shkëmbyen opinione rreth gjendjes politike në vend, ligjin për gjuhët, zhvillimet në Kuvend, çështjen e emrit si dhe për integrimin në NATO dhe BE.

Ahmeti edhe një herë theksoi që Ligji për Gjuhët është në dobi të vendit dhe që ky ligj në asnjë mënyrë nuk cënon gjuhën maqedonase. Prandaj, Ivanovi dhe opozita duhet të ndalojnë me propagandën për qëllime të politikës ditore si dhe të japin kontributin e tyre në rrumbullakësimin e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit.


Në lidhje me zgjërimin e shumicës parlamentare, Ahmeti tha që akoma nuk i ka filluar bisedimet me kryeministrin me të cilin duhet të takohet sot, por që së pari do shihen përcaktimet politike dhe ideologjike të aspirantëve për t’iu bashkangjitur shumicës reformuese parlamentare.

Edhe para Ambasadorit Gjerman, Ahmeti nënvizoi pritshmërinë për marrjen e rekomandimit të plotë për nisje të negociatave me Bashkimin Evropian më 17 prill, ndërsa faleminderoi Kancelaren Merkel për mbështetjen në tejkalimin e çështjes së emrit me Greqinë si pengesa më e madhe në rrugën tonë drejt NATO-së dhe BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori