LAJMI I FUNDIT:

“Takimi sekret” Kosovë-Serbi në Zvicër u mbajt një javë pas largimit të serbëve nga institucionet

“Takimi sekret” Kosovë-Serbi në Zvicër u mbajt një javë pas largimit të serbëve nga institucionet

Përfaqësuesit kosovarë dhe ata serbë kanë zhvilluar “takime sekrete” në Zvicër, lidhur me situatën mes të dyja vendeve.

Kështu ka raportuar ditë më parë mediumi zviceran “NZZ am Sonntag”.


Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës, në një përgjigje për Telegrafin ka konfirmuar se ka pasur takime të llojit të tillë.

Më tej në përgjigjen e tyre thuhet se një takim i tillë së fundmi u zhvillua një javë pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

“Që nga viti 2015, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme ka mbështetur negociatat zyrtare të BE-së me takime plotësuese jozyrtare me përfaqësues të partive kryesore politike nga të dyja vendet. Kjo u mundësoi atyre të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet politike dhe të ndërtojnë besim. Takimi i fundit u zhvillua në Zvicër një javë pasi serbët u tërhoqën nga institucionet kosovare”, thuhet në përgjigjen e FDFA-së për Telegrafin.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme më tej ka shtuar se Zvicra mbështet normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një pjesë e rëndësishme për të promovuar stabilitetin dhe zhvillimin në Ballkanin Perëndimor. Zvicra mbështet përpjekjet për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe këtë e ka bërë të qartë vazhdimisht në kontaktet e saj zyrtare”, thuhet mes tjerash në përgjigje.

FDFA gjithashtu ka bërë të ditur se dy kryenegociatorët Besnik Beslimi dhe Petar Petkoviq deri më tani nuk janë takuar asnjëherë në formatin e përshkruar, apo siç është raportuar “takime sekrete”.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme tutje ka shtuar se për arsye të konfidencialitetit nuk komentojmë më tej për këtë çështje.

Ndryshe mediat serbe kanë raportuar se në këto takime Serbia është përfaqësuar nga Nemjana Staroviq, Sanda Raskoviq Iviq, Branko Ruzhiq, Gjorgje Paviçeviq, ndërsa Kosova është përfaqësuar nga Mimoza Kusari e Lëvizjes Vetëvendosje, Lutfi Haziri i LDK-së dhe Ardian Gjini i AAK-së.

Telegrafi ka kontaktuar me Kusari-Lilën, Hazirin dhe Gjinin, por të njëjtit deri në momentin e publikimit të artikullit nuk janë përgjigjur.

Lidhur me këto raportime deri më tani nuk ka pasur reagim as nga Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori