LAJMI I FUNDIT:

Takimi në Bruksel për targat dhe energjinë, Bislimi: Serbia nuk ishte konstruktive

Takimi në Bruksel për targat dhe energjinë, Bislimi: Serbia nuk ishte konstruktive

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka falënderuar të dërguarin e BE-së në dialog, Miroslav Lajçak për përpjekjet e tij drejt arritjes së një marrëveshje për targat dhe energjinë, mirëpo sipas tij, përkundër konstruktivitetit të Kosovës, Serbia nuk po tregohet e tillë.

Bislimi në një postim në Twitter shkruan se Serbia nuk ishte konstruktive në takimet e së premtes në Bruksel.

“Dua të falënderoj Miroslav Lajçak për interesimin dhe përpjekjet e tij të sinqerta drejt një përfundimi të suksesshëm të negociatave për targat dhe energjinë.

Konstruktiviteti dhe kreativiteti nga ana jonë është i nevojshëm dhe i dobishëm, por me sa duket jo i mjaftueshëm.

Përkundër pritjeve dhe angazhimit para takimit (ex-ante), Serbia sërish nuk ishte konstruktive në takimet e djeshme në Bruksel.

Pengimi përmes pjesëmarrjes si strategji parësore po rezulton efikase në parandalimin e progresit”, shkruan Bislimi.


Ndryshe, një ditë më parë në Bruksel, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak takoi ndaras kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e targave, por takime këto që përfunduan pa ndonjë marrëveshje.

Përfaqësuesi i BE-së për dialog pas takimeve që ka pasur me Bislimin dhe Petkoviqin ka bërë të ditur se nuk është arritur marrëveshje për çështjen e targave të automjeteve, por ka pasur përparim në çështje tjera, si ajo për energjinë.

“Sapo përfunduan takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por ne kemi bërë përparim në çështjet e tjera duke përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, kishte shkruar të premten Lajçak, transmeton Telegrafi.

Të premten Bislimi e ka quajtur udhëtimin në Bruksel të kotë, pasi tha se pala serbe nuk ka prezantuar një propozim në lidhje me çështjen e targave që sipas tij e kishin paralajmëruar.

Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petkoviq në një deklaratë për media tha se gjatë ditës është biseduar për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila ende nuk është implementuar.

Ai gjithashtu tha se kanë biseduar për targat si dhe për të pagjeturit, por e akuzoi Prishtinën se nuk është konstruktive në biseda.

Palët nuk kanë arritur pajtueshmëri për një zgjidhje afatgjate për këtë temë, edhe pse ka skaduar mandati prej gjashtë muajsh për grupet punuese që të arrijnë një marrëveshje.

Pas takimit të fundit, BE-ja pati dalë me një deklaratë që derisa të mos ketë marrëveshje të reja, regjimi me letra ngjitëse do të vazhdojë të zbatohet.

Sipas zyrtarëve të BE-së mandati prej gjashtë muajsh ka qenë për grupet punuese e jo për të arritur zgjidhjen finale.

Tani kjo çështje do të diskutohet në nivel të kryenegociatorëve.

Marrëveshja e përkohshme mes dy shteteve për targat, e arritur më 30 shtator të vitit të kaluar, parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave kur ato të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

Për takimin e së premtes në Bruksel ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se Beogradi zyrtar nuk është i interesuar të arrijë marrëveshje.

“Nuk e kam ndjekur për së afërmi procesin e fundit të bisedimeve për targat, por besoj që ndërmjetësuesi Lajçak do ta shpjegoj se cila palë nuk ishte konstruktive. Unë për vete nuk kam dilema. E di që kyrenegociatori ynë, Besnik Bislimi ka qenë edhe konstruktiv edhe kreativ, por qartazi Beogradi s’është i interesuar të ketë marrëveshje”.

“Ndërkaq, ne nuk duam asnjëherë ta vëmë në pikëpyetje parimin e reciprocitetit. I takon ndërmjetësit, që ta sqarojë se pse konkretisht nuk u arrit marrëveshja, e cila ka qenë mjaft afër e për të cilën edhe Lajçak është angazhuar shumë”, ishte shprehur Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori