LAJMI I FUNDIT:

Takimi ndërmjet zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, vjen edhe reagimi i këshilltarit të Trump për Siguri Kombëtare

Takimi ndërmjet zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, vjen edhe reagimi i këshilltarit të Trump për Siguri Kombëtare

Një koment pas deklaratës së të emëruarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka ardhur edhe nga një prej figurave më të larta të qeverisë amerikane.

Bëhet fjalë për një koment nga Robert O’Brien, këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit amerikan Donald Trump, përcjell Telegrafi.


O’Brien, përmes rrjetit social Twitter, ka thënë se është i kënaqur që do të jetë mikëpritës i liderëve të Kosovës dhe Serbisë, bashkë me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë.

Përplasje në Twitter për “samitin në Shtëpi të Bardhë” në mes të Grenell dhe Ischinger
Lexo po ashtu Përplasje në Twitter për “samitin në Shtëpi të Bardhë” në mes të Grenell dhe Ischinger

“Unë jam i kënaqur të pres liderët e Serbisë dhe Kosovës me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë. Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që këto diskutime të rëndësishme të ndodhin”, ka shkruar Robert O’Brien në Twitter.

Ndryshe, i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, njoftoi se qeveritë e këtyre dy vendeve janë pajtuar që të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Mediumi amerikan: Trump, nikoqir i “samitit të paqes” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - në Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Mediumi amerikan: Trump, nikoqir i “samitit të paqes” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - në Shtëpinë e Bardhë

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka thënë se Serbia janë pajtuar që të pezullojnë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe për të kërkuar anëtarësime ndërkombëtare.

Mediumi amerikan: Trump, nikoqir i “samitit të paqes” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - në Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Mediumi amerikan: Trump, nikoqir i “samitit të paqes” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - në Shtëpinë e Bardhë

“Lajm i mirë. Sapo pranova angazhimin e qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të pezulluar përkohësisht fushatën e çnjohjeve dhe për të kërkuar anëtarësime ndërkombëtare, me qëllim që të takohemi në Uashington DC, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, për të biseduar për dialogun. Nëse njëra palë nuk është e kënaqur me bisedimet e 27 qershorit, ato mund të kthehen sërish në status quo, pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, ne së pari duhet të bëjnë përparim në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mirëpres këto diskutime”, kishte shkruar Grenell në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori