LAJMI I FUNDIT:

Takimi i NATO-s në Shkup, Rama: Moment krizash që mund të rrezikojnë drejtpërdrejt rajonin

Takimi i NATO-s në Shkup, Rama: Moment krizash që mund të rrezikojnë drejtpërdrejt rajonin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij përshëndetëse në Shkup, pak para fillimit të takimit të liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore.

Rama u shpreh se vëmendja duhet të fokusohet te mbrojtja dhe ruajtja e paqes, për ta bërë paqen përfundimtare dhe të qëndrueshme.

“Së pari, dëshiroj që në gjuhën shqipe t’u uroj shqiptarëve, këtu në Maqedoninë e Veriut ditën e bekuar të alfabetit. Nga ana tjetër, më vjen shumë mirë që ne mblidhemi këtu, në një moment jo të lehtë për të gjithë, në një moment krizash të rënda që kanë potencialin të rrezikojnë drejtpërdrejt edhe rajonin tonë. Në një moment kur këtu në rajon të gjithë duhet të fokusohemi te mbrojtja dhe ruajtja e asaj që kemi arritur, që është jo pak, një paqe dhe të kemi të gjitha forcat për ta bërë këtë paqe përfundimtare dhe të qëndrueshme”, theksoi Rama ndër të tjera në fjalën e tij. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori