Përkundër ftesës që kanë marrë për takim në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ende nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
Bashkimi Evropian në një komunikatë për media ka thënë se pret nga palët që të marrin pjesë në takim pa kushte, ndërkaq një datë definitive ende nuk është dhënë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për pjesëmarrjen e tij në takimin e ftuar në Bruksel, do të vendos pasi që të marrë informacione për gjendjen e tre policëve të kidnapuar nga forcat serbe.
“Unë e kam kërkuar takimin për javën që shkoj por më është thënë që duhet të de-eskalohet gjendja e më pas kishim rrëmbimin e tre policëve tanë në Leposaviq, pra eskalimi u shtua dhe vetëm më pas unë u ftova për një takim të radhës në Bruksel që nuk jam i sigurt se është menduar saktësisht për datën 22 apo 23 qershor për shkak të mesazheve të ndryshme”, ka thënë Kurti.
Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se pret që kryetarët e komunave në veri të japin dorëheqje dhe njësitë special njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës.
Sipas tij, deri atëherë nuk dëshiron të takohet dhe të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Bruksel.
“Vendimet do i marrim vetë, nuk do të konsultohemi me askënd. Nuk kemi asnjë detyrim ndaj askujt tjetër. Sa i përket dialogut, ai është krejtësisht i pakuptimtë”, ka theksuar Vuçiq.
Pavarësisht deklarimeve të tilla se nuk do të ketë takim nga ana e presidenti serb, analisti politik Arton Demhasaj ka thënë për Telegrafin se dialogu Kosovë – Serbi ka ngecë në një farë forme, megjithatë, sipas tij takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit bëhet për tejkalimin e situatës në veri.
“Dialogu në një farë forme ka ngecë. Po flasim për një takim të mundshëm mes dy shteteve me ndërmjetësuesit e BE-së për të tejkaluar situatën momentale në veri, dhe sa i përket arrestimit të tre policëve të arrestuar, nuk po flasim më për dialog po për një takim se si të tejkalohet kjo situatë”, është shprehur ai për Telegrafin.

Demhasaj vlerëson se nuk ka asnjë alternative tjetër përveç takimeve dhe tejkalimit të kësaj situate në veri.
“Unë mendoj që më shumë gjasë edhe mund të ndodhë takimi së shpejti, mes dy liderëve sepse nuk ka alternative tjetër përpos takimeve dhe tejkalimit të kësaj situate që është momentalisht në veri. Disa herë në raste të tilla kemi pa deklarime të tilla të Vuçiqit që nuk merr pjesë në takim, mirëpo megjithatë në shumicën e rasteve ai ka marrë pjesë. Nuk po flasim për një situatë të thjeshtë po flasim për një situatë që ka eskalu shumë dhe mund të eskalojë edhe më shumë”, tha ndër tjera ai.
Analisti Demhasaj konsideron se nuk i konvenon asnjërës palë të mos ketë takim.
“Prandaj, nuk i konvenon asnjërës palë të mos takohen, sepse nëse nuk pranojnë takim atëherë do të fajësohen për situatat që mund të ndodhin. Pra nuk mendoj që mund të ketë refuzim”, theksoi ai.
Demhasaj në deklaratën e dhënë tha se situata momentale në veri nuk i konvenon Kosovës, duke shtuar tutje se sipas tij me shumë gjasë komunat veriore do të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Që dialogu është e vetmja zgjidhje e konsideron edhe analisti politik Dritëro Arifi.
Ai në një prononcim për Telegrafin, tha se me dialog mund të sh’tensionohet situata në veri.
“Dialogu është e vetmja zgjidhje për çdo problem, e mos të flasim për problemin që e kemi në veri të Kosovës, ku situata është shumë e tensionuar, pra dialogu do ta sh’tensionojë situatën dhe mos të harrojmë se kemi tre policë të rrëmbyer në Serbi. Do të ishte me rëndësi që policët e Kosovës të lirohen sa më shpejtë, dhe kjo duhet të bëhet përmes dialogut, pasi Kosova nuk ka mundësi tjera për policët e rrëmbyer”, tha ai.

Arifi tha se Kosova duhet të jetë gjithmonë e gatshme për dialog.
“Se çfarë bënë Serbia neve nuk duhet të na preokupojë shumë. Veprimet tona duhet të jenë konform ligjeve por edhe bashkëpunimit me SHBA dhe BE. Për të tjerat në raport me Serbinë përgjegjëse është Bashkimi Evropian, por nga perspektiva jonë ne duhet të jemi gatshëm gjithmonë të dialogojmë për të mirën e qytetarëve”, u shpreh ai.
Ndryshe, situata në veri u tensionu pasi në komunat veriore fituan katër kandidat shqiptarë. Serbët lokalë kundërshtuan ata duke tentuar të hyjnë dhunshëm në objektet komunale.
Gjatë tensionimit të situatës serbët sulmuan ushtarë të KFOR-it, policët dhe ekipet e mediave, ku shumë prej tyre u lënduan.
Ditë më parë, forcat serbe arrestuan edhe tre policë të Kosovës, ata u dërguan në paraburgim për 30 ditë.
KFOR dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të kenë prani të shtuar në komunat: Mitrovicë e veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kallëzim penal ndaj një personi nga Tetova dhe katër kompanive për fshehje të tatimit

Rama kundër aksioneve të SPAK, Rama: Masa sigurie për drejtuesit e UBT pa gjyq, rektori flet nesër para grupit të PS

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania