LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi i kryetarëve të komunave të veriut, këto janë kërkesat e tyre

Përfundon takimi i kryetarëve të komunave të veriut, këto janë kërkesat e tyre

E plotësuar: Ka përfunduar takimi i kryetarëve të komunave veriore të Kosovës, ku gjatë diskutimit të tyre kanë vendosur që nëse nuk iu plotësohen kërkesat, ata kërcënojnë se do të dalin nga institucionet e Kosovës.

Këshilltarët e katër komunave të pjesës veriore nga veriu i Mitrovicës, Zvecani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në të cilën ata i kërkojnë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq që në shtatë ditët e ardhshme të gjejnë një zgjidhje kompromisi të qëndrueshme dhe afatgjate për tabelat dhe letërnjoftimet, raporton Telegrafi.


Gjithashtu ata kanë kërkuar që të formohet pa vonesa Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sipas marrëveshjes së Brukselit.

Ata po ashtu i kanë bërë ftesë KFOR-it që të sigurojë paqe dhe siguri për serbët.

Ata gjithashtu iu kanë bërë ftesë qytetarëve serb, që mos të bijën pre e deklaratave nga Prishtina.

Në fund, të deklaratës së nënshkruar, ata bëjnë thirrje nëse këto kërkesa nuk përmbushen do të fillojnë largimin nga institucionet e Kosovës.

Takimi i kryetarëve të katër komunave veriore, marrin pjesë deputetët e Listës serbe dhe zyrtarë policorë

E plotësuar: Katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës si dhe deputetë e zyrtarë serb po mbajnë një takim në Komunën e Zveçanit, ku si pikë të vetme të rendit të ditës kanë situatën e përgjithshme politike dhe të sigurisë në këto komuna.

Siç merr vesh Telegrafi, në këtë takim u tha se kryetarët e komunave do të raportojnë para këshilltarëve edhe rreth takimit me presidentin e Serbisë të mbajtur para disa ditësh në Beograd.

Telegrafi mëson se në këtë takim po marrin pjesë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Lista Serbe, zyrtarë të institucioneve të ndryshme, këshilltarë komunal, zyrtarë policorë etj.

Mirëpo ky takim është duke u zhvilluar pa praninë e mediave.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 29 qershor ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Për shkak të tensionimit të situatës zbatimi i vendimit është shtyrë për 1 shtator.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 29 qershor ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Për shkak të tensionimit të situatës zbatimi i vendimit është shtyrë për 1 shtator. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori