Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mund të jetë shfaqur i gjithi duke buzëqeshur, por ekspertët kanë thënë se mund të ketë diçka “të fshehur brenda”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kim e bëri historinë sot kur u bë udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut në më shumë se 60 vjet për të ecur në këmbë në Korenë e Jugut.
Ai me gëzim i shtrëngoi duart me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ndërsa ai hyri në vijën ndarëse e cila ishte vendi i ndarjes ndërmjet dy vendeve që nga viti 1953.
Ndërsa dëshira për paqe duket e vërtetë, “diktatori i Koresë së Veriut” ishte i gatshëm të vendoste veten si “kryesori”.
Robin Kermode, ekspert i gjuhës së trupit, tha se beson se Kim ishte i prirur për të vendosur dominimin nga shkëmbimi i parë në Fshatin e Paqes.
Sipas tij, kreu i Koresë së Veriut dukej “i shqetësuar me egon e tij”, ndërsa ai bëri një ecje të gjatë deri në kufirin me Korenë e Jugut.
Kim donte të përcaktojë se ai ishte “i pari”, me shtrëngime duarsh të forta dhe ecje para Moon-it.
Ky ishte takimi i parë midis udhëheqësve të Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut që nga viti 2011.
Kermode tutje thotë: “Kim fillimisht ecën drejt Moon me mjekrën e tij lartë, me supet e tij lart dhe prapa dhe krahët e tij duke i lëkundur nga trupi i tij”.
“Kjo është pamja e një njeriu ‘që ka probleme’ me egon e tij. Natyrisht është e panatyrshme të ecësh në distancë të gjatë drejt një personi ndërsa kamerat e botës po të shikojnë”.
Ai shtoi: “Kim tenton të preferojë të ketë dorën e tij pak më të lartë me një shtrëngim duarsh, pothuajse që zbret në drejtim të Moon, pavarësisht se është më i shkurtër në lartësi – përsëri një shenjë e një njeriu që dëshiron të duket si ‘kryesori’”.
Moon e trajtoi liderit verior si një “burrë shteti” dhe u duk “më i mëshirshmi” i dy udhëheqësve, shtoi Kermoda.
Pas takimit fillestar të dy kaluan samitin e tyre duke u endur në Fshatin e Paqes, mbollën një pemë uniteti, dhe pastaj u ulën për bisedime përpara se të bënin një fjalim të përbashkët.
Kim njoftoi se Koreja e Veriut do të heqë dorë nga testet nukleare në emër të paqes në gadishullin Korean.
E për këtë Kermode mendon: “Fjalimi i Kim duket se doli me një dëshirë të sinqertë për bashkëpunim, edhe pse në fund kur ata u shtrënguan duart, ai bëri një shtrëngim dore, duke mos ofruar një të dyfishtë”.
Kthimi i Kim vjen vetëm disa muaj pasi ai po kërcënonte luftën me Jugun dhe SHBA.
Bisedimi i paqes pritet të çojë në fundin zyrtar të Luftës Koreane – e cila përfundoi vetëm me një armëpushim në vitin 1953.
Gjithashtu takimi i Kim me Moon do të hapë rrugën për një takim të madh me Presidentin e SHBA, Donald Trump.
Të dy pritet të takohen në qershor, pa asnjë datë ose vend të caktuar për përballimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës