Java që po lëmë pas nisi me takimet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Në takimin e 2 majit, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u dakorduan për çështjen e të pagjeturve, gjersa lidhur me këtë Bashkimi Evropian më pas publikoi Deklaratën për të pagjetur. Po palët nuk ranë dakord edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Një ditë pas takimit në Bruksel, Qeveria e Kosovës liroi nga detyra Ekipin menaxhues për hartimin e draft-statusit të Asociacionit.
Ndërkaq, zhvillime ka pasur edhe në Lëvizjen Vetëvendosje, ku kjo parti ka larguar nga radhët e saj deputetin Haki Abazi.
Deklarata për të Zhdukurit, të cilën e miratuan Kurti dhe Vuçiq
Bashkimi Evropian ka publikuar Deklaratën për të Zhdukurit për të cilën u pajtuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
Aty deklarohet angazhimi i palëve për zbardhjen e personave të pagjetur nga periudha 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000.
Në këtë deklaratë është e cekur se përfshihen edhe personat e zhdukur me forcë, një term ky për të cilin pala kosovare ka insistuar që të përfshihet me patjetër në deklaratë.
Me këtë deklaratë, të dy vendet janë pajtuar për të siguruar qasjen e plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë të gjenden dhe identifikohen personat e zhdukur, kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, audio-incizimet, dhe çdo dokument tjetër përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar, nën posedimin e institucioneve të dyja palëve, që janë të rëndësishme për këtë kontekst.
Nga ana e Serbisë veçanërisht ka pasur mungesë bashkëpunimi, sipas autoriteteve të Kosovës, duke mos ofruar të dhëna rreth varrezave masive që ekzistojnë në Serbi.
Aktualisht në Kosovë janë 1643 persona fati i të cilëve ende nuk dihet.
Lirohet nga detyra Ekipi Menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi një ditë pas takimit që ishte në Bruksel ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, mori vendim për lirimin nga detyra të Ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Krasniqi këtë e kishte bërë të ditur në një postim në Facebook.
“Pas prezantimit në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status.
Andaj, më datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujiçiq, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq”, thuhet në njoftim.
Kjo ka ngjallë reagimin e Bashkimit Evropian. Peter Stano, zëdhënës i BE-së theksoi se lirimi nga detyra i Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit është në kundërshtim me marrëveshjen për dialogun.
E pas kësaj deklarate të menjëhershme kanë qenë reagimet nga Presidenca e Qeveria.
LVV-ja e përjashton Haki Abazin nga Grupi Parlamentar, deklarohet deputeti
Lëvizja Vetëvendosje gjatë javës që po e lëmë e ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar deputetin Haki Abazi.
Lajmin e kishte konfirmuar për Telegrafin kryetarja e grupit, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se vendimi për përjashtimin e tij është marrë unanimisht dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.
Ajo gjithashtu ka deklaruar se për vendimin është njoftuar Abazi, megjithatë ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.
Në një prononcim për Telegrafin, Abazi më pas theksoi se vendime të tilla janë arbitrare dhe se nuk mund të komentojë më shumë.
“Këto janë vendime arbitrare. Nuk e kam pranuar vendimin, por jam njoftuar nga mediat. Ende nuk e kam parë vendimin dhe prandaj s’mund të komentojë më shumë”, është shprehur Abazi.
Abazi, ka pretenduar se kjo erdhi pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ia përmendi emrin në Kuvendin e Serbisë.
“]
“Një javë pasi Vuçiq më përmendi 2 herë emrin në parlamentin serb, erdhi vendimi arbitrar, i pavendosur në asnjë instancë partiake”, ishte shprehur ai.
Abazi tutje ka deklaruar se kryeministri Kurti ka paranojë ndaj të tjerëve që mund të ke mendim ndryshe apo kritik në LVV.
“Kjo do të jetë emërues i përbashkët i asaj që ka ndodhë në vazhdimësi…kryeministri Kurti duket që ka paranojë të skajshme ndaj kujtdo që mund të ketë mendim të qartë e ndryshe apo mendim kritik brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo është testuar në përcaktimin e kandidatëve për kryetar komunash, zgjedhjet e brendshme etj” , u shpreh deputeti Abazi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!