LAJMI I FUNDIT:

Takimet e radhës për kryesuesit në Ligën e Parë në basketboll

Takimet e radhës për kryesuesit në Ligën e Parë në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e gjashtë në Ligën e Parë, ku skuadrat kryesuese do të kenë sfidat e radhës.

AS Prishtina që është e vetmja në krye pa asnjë humbje me pesë fitore, do të ndeshet me New Basket, që ka dy fitore dhe tri humbje.

RC Cola Drita, që ka katër fitore radhazi dhe një humbje, do të përballet me Feronikelin, që ka një fitore dhe tri humbje.


Ndërkohë, Marigona Hill Prishtina, që ka katër fitore dhe një humbje do të përballet me Prishtinën e Re, ku kjo e fundit ka një fitore dhe katër humbje.

Formë të mirë ka treguar edhe Istogu, me tri fitore dhe një humbje, kurse do të ndeshet me Megasportin, që ka dy fitore dhe tri humbje.

Ndeshja tjetër e kësaj xhiro është ndërmjet Vushtrrisë dhe Lipjanit. Vushtrriasit kanë dy fitore dhe tri humbje, derisa lipjanasit pesë humbje në pesë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në Ligën e Parë.

Liga e Parë – Java 6

E mërkurë

12:00 Vushtrria – Lipjani

14:00 Feronikeli – RC Cola Drita

16:00 AS Prishtina – Neë Basket

19:00 Istogu – Megasports

E enjte

13:30 Prishtina e RE – Marigona Hill Prishtina

Në trend Sport

Më shumë
U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit

U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit

Premier League
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit të njohur anglez

Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit të njohur anglez

Premier League
Chelsea tentoi një ‘lëvizje dinake’ për transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Chelsea tentoi një ‘lëvizje dinake’ për transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori