LAJMI I FUNDIT:

Takime të shumta në Forumin e Bledit, Kurti kërkon vigjilencë nga ndërkombëtarët: Serbia mund ta destabilizojë sërish veriun

Takime të shumta në Forumin e Bledit, Kurti kërkon vigjilencë nga ndërkombëtarët: Serbia mund ta destabilizojë sërish veriun

Në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, që po mbahet në Slloveni, kryeministri Albin Kurti ka pasur takime të shumta me homologë të vendeve të ndryshme mike.

I pari i Qeverisë ka kërkuar më shumë vigjilencë nga partnerët sa i përket sjelljes së Serbisë në lidhje me situatën në veri.


Një takim me rëndësi  Kryeministri Albin Kurti e zhvilloi me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se ata diskutuan për bashkëpunimin rajonal, çështjet aktuale dhe situatën aktuale në katër komunat në veri të vendit, me ç’rast ka thënë se duhet vigjilencë ndaj ri-eskalimit që mund të vijë nga deklaratat e liderëve shtetërorë serbë.

Kurti e njoftoi atë mbi mbarëvajtjen e zbatimit të marrëveshjes së Bratisllavës ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në lidhje me de-eskalimin e plotë të situatës në veri të vendit.

Bëhet e ditur se Kurti ka thënë se kanë kaluar dy muaj prej incidentit të fundit në këto katër komuna, dhe prej atëherë nuk ka pasur protesta të dhunshme, është shtuar numri i punëtorëve në ndërtesat komunale e është ulur proporcionalisht prezenca e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale.

“Kemi një situatë të de-eskaluar kjo falë bashkëpunimit të qytetarëve nga komuniteti serb dhe veprimeve nga institucionet e Republikës së Kosovës. E rëndësishme është tani të jemi vigjlent ndaj ri-eskalimit që mund të vijë nga deklaratat dhe veprimet e liderëve shtetëror serbë”, ka thënë Kurti.

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin: Po përgatitemi për takimin e nivelit të lartë në shtator
Lexo po ashtu Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin: Po përgatitemi për takimin e nivelit të lartë në shtator

Ky ishte takimi i pestë i kryeministrit Kurti me Lord Peach këtë vit. Kryeministri Kurti e falënderoi Lord Peach për rolin dhe mbështetjen aktive të Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri Kurti, ka biseduar edhe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, për rundin e ri të bisedimeve të nivelit të lartë, që parashihet të mbahet në shtator.

“Kisha një takim të rëndësishëm me kryeministrin Kurti sot në Bled. Çështja kryesore e takimit ishin përgatitjet e takimit të ri të nivelit të lartë në dialogu në shtator, me fokus në normalizimin e raporteve dhe zbatimin e marrëveshjes së 3 qershorit”, shkroi Lajçak në X, që më herët njihej si Twitter.

Në ish rezidencën presidenciale Vila Bled, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi edhe homologun e Sllovenisë, Kryeministrin Robert Golob, njëherësh shtet nikoqir i Forumit të Sigurisë.

Kurti përplaset me Brnabiqin në Slloveni: Serbia as sanksione nuk i ka vendosur Rusisë
Lexo po ashtu Kurti përplaset me Brnabiqin në Slloveni: Serbia as sanksione nuk i ka vendosur Rusisë

Sllovenia ka strehuar disidentët tanë të parë, na ka ndihmuar në betejën tonë çlirimtare dhe tani është ndër pesë investitorët kryesorë në ekonominë tonë theksoi Kryeministri dhe e falënderoi Kryeministrin Golob për ndihmën dhe mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën ndër vite.

Duke folur për potencialin e bashkëpunimit ekonomik, kryeministri Kurti vuri theksin te mundësitë që Kosova ofron për investitorët huaj.

“Pozita e përshtatshme gjeografike, politikat e favorshme fiskale, stabiliteti institucional dhe potenciali i fuqisë punëtore e bëjnë Kosovën vend atraktiv për investimet sllovene, tha kryeministri gjersa veçoi sektorët në rritje sikurse ai ICT-TIK, përpunimit të drurit dhe metalit dhe prodhimit të ushqimit”, citohet t’i ketë thënë Kurti Golobit.

Kurti zhvilloi një takim bilateral me homologun e tij bullgar, Nikolai Denkov, një javë një javë pas darkës së përbashkët në Athinë.

Në takimin e parë dy palësh të tyre, kryeministri Kurti e falënderoi kryeministrin Denkov për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj Kosovës që nga viti 1999 e tutje, në të gjitha fazat e shtetndërtimit, dhe përkrahjen në anëtarësimin e Kosovës nëpër organizata ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media.

“Me homologun e tij bullgar, kryeministri Kurti foli për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe optimizimin e potencialit të bashkëpunimit sidomos në fushën e ekonomisë. Në qershor të këtij viti Oda Ekonomike Kosovë-Bullgari themeloi selinë e saj në Sofje. Numri i investitorëve bullgarë në Kosovës është rreth 135 me fuqi investuese rreth 6 milionë euro të shtrirë në disa sektorë si ai i tregtisë dhe shërbimeve, turizmit, ndërtimtarisë, teknologjisë së informacionit dhe transportit”, thuhet po aty.

Takimin e fundit të ditës së hënë në Bled, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e zhvilloi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter, me të cilin diskutoi mbi çështjet aktuale në vend dhe për procesin e dialogut, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Kryeministri theksoi se pasi kanë kaluar më shumë se dy muaj pa incidente dhe protesta të dhunshme në katër komunat në veri, dhe ulje të prezencës së Policisë së Kosovës në dhe përreth ndërtesave të komunave përkitazi me situatën në teren, deeskalimi tashmë ka ndodhur, dhe se rieskalimi potencial duhet të parandalohet.

Në hapje të forumit, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se deri më 2030, shtetet kandidate dhe BE-ja duhet të jenë të gatshme për zgjerim. Për liderët e Ballkanit u mirëprit përkushtimi i BE-së për këtë proces, por ata shprehën edhe zhgënjim me procesin e gjatë të anëtarësimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori