LAJMI I FUNDIT:

Takim lamtumire i kryetarit të Kuvendit Xhaferi me ambasadoren Byrnes

Takim lamtumire i kryetarit të Kuvendit Xhaferi me ambasadoren Byrnes

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e pranoi në kabinetin e tij në takim lamtumirës ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Marie Byrnes.

Siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, Xhaferi i shprehu falënderim ambasadores Byrnes për rolin e saj të rëndësishëm në avancimin e proceseve politike në vend, si edhe për mbështetjen e fuqishme të procesit të integrimit në NATO dhe BE gjatë mandatit të saj, duke theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ja kultivojnë marrëdhënie bilaterale të shkëlqyera.


Ambasadorja Byrnes potencoi se gjatë ushtrimit të saj të funksionit janë marrë disa vendime kryesore në vend dhe ndodhi edhe një ngjarje historike, siç është anëtarësimi në NATO. .

Ajo shprehu kënaqësi për mundësinë të jetë pjesë e progresit të vendit në tërësi dhe të Kuvendit. Me këtë rast, e vlerësoi si shumë të suksesshme udhëheqjen e Kuvendit nga ana e Xhaferit dhe përpjekjet e tij për të ngritur rëndësinë e Kuvendit si pushtet ligjvënës dhe për të përforcuar pavarësinë e tij.

Byrnes shtoi se të gjithë janë të impresionuar nga arritjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga performanca e saj si anëtare në NATO, qëndron në kumtesë.

Në takim, Kryetari Xhaferi i ndau ambasadores mirënjohje për angazhimin e saj të përgjithshëm dhe i uroi sukses në sfidat e saj të ardhshme profesionale.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori