LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski – Mejer: Avancimi i bashkëpunimit me SHBA-në në sigurinë kibernetike

Kovaçevski – Mejer: Avancimi i bashkëpunimit me SHBA-në në sigurinë kibernetike

Mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së në fushën e sigurisë kibernetike, ishte një nga temat e bisedës në takimin e sotëm të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me ushtruesin e detyrës së ambasadorit të SHBA-së në vend, Erik Mejer.

“Bashkërisht u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë kontribuon në veprimin e koordinuar ndërmjet anëtarëve të NATO-s, me qëllim të forcimit të rezistencës ndaj kërcënimeve kibernetike në rritje, në fushën e sigurisë”, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.

Në atë drejtim, siç thuhet në kumtesë, theksohet rëndësia e shkëmbimit të praktikave të suksesshme për parandalimin e incidenteve kibernetike dhe shkëmbimi i informacionit lidhur me kërcënimet kibernetike, gjë që kontribuon edhe në rritjen e mbrojtjes të vendit tonë në drejtim të kësaj sfide në kuadrin global.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se SHBA-të janë mike e madhe dhe partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, në të gjitha proceset demokratike dhe në fushën e mbrojtjes dhe se çdo përvojë në këtë fushë është e një rëndësie të madhe.

Kryetari i Qeverisë në takim falënderoi për pritjen miqësore gjatë qëndrimit të tij të punës në Nju-Jork, gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke e vlerësuar atë si jashtëzakonisht të suksesshme, duke i vlerësuar takimet e rëndësishme me presidentin amerikan Biden dhe me përfaqësues amerikanë, ku u diskutuan çështje aktuale politike me rëndësi për vendin tonë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori