LAJMI I FUNDIT:

Tahoe SUV në rrethë të shpejta si dhe rrëshqitje në pistë (Video)

Tahoe SUV në rrethë të shpejta si dhe rrëshqitje në pistë (Video)

Zakonisht për këto manovra, përdoren makinat e lehta dhe jo një Tahoe gjigant

Shoferët profesionist, nuk e kanë problem që të kryejnë rrathë të hpejta, apo rrëshqitje në asfalt, me makina të lehta, që tërheqin me pjesën e pasme dhe kanë transmision manual, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, askush deri më tani, nuk e ka provuar këtë me Chevrolet Tahoe që është lansuar së fundmi. Pikërisht këtë e ka bërë Ahmad Daham, duke kaluar me sukses lëvizjet e planifikuara në pistën e mbyllur.

“Lëvizjet anësore, janë mënyrë e re për të shkuar përpara” ka thënë ai, para se të nisë vozitjen. Kryerja e këtyre manovra me Chevrolet Tahoe, nuk ishte e vështirë për Daham, i cili ka disa tituj në gara me makina ekstreme.

Megjithatë, ata që e kanë një SUV të tillë, nuk iu rekomandohet ta provojnë të njëjtën, sepse lëvizja është bërë në pistë të mbyllur dhe ai është shofer i kualifikuar. /Telegrafi/