Temperaturat nuk ishin më të ulëta dhe nuk ra më shumë borë se në zonat tjera, por vetëm Komuna e Prishtinës të premten ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orë. Sylë Tahirsylaj– ish drejtor në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës po konsideron se gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë duhet të shpallet që nga e hëna.
“Komunat e kanë për detyrë të pastrojnë rrugët dhe trotuaret, dhe vendimet nuk duhet të merren për gjendje të jashtëzakonshme për këtë sasi të borës që ka rënë, por për shkak të ftohtit”, ka thënë Tahirsyla për lajmi.net.
Ai i ka sugjeruar organet shtetërore që javën e ardhshme ta shpallin nën masat e gjendjes së jashtëzakonshme në tërë Kosovën. Kjo sipas tij, duhet të bëhet për shkak të fëmijëve të cilët nuk mund t’u përballojnë temperaturave deri në -20 gard celsius të cilat pritët të mbizotërojnë javën tjetër.
“Të hënën temperaturat do të jenë rreth -18, ndërsa me datë 11, e 12 janar do të jenë deri në -20 gradë. Temperaturat do të jenë të ulëta edhe gjatë gjithë javës tjetër, ndonëse nuk do të ketë të reshura të mëdha të borës. Meqë ato do të jenë të ulëta deri në -20 gradë, duhet të shpallët gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë Kosovën nga e hëna, dhe të mbyllen qendrat edukativo arsimore. Nuk guxojmë të rrezikojmë që ti lëmë fëmijët të dalin në ato temperatura. Pos që e kanë vështirë ta përballojnë të ftohtin, ata i ekspozohen rreziqeve të shumta në rrugë. Rrugët do të jenë të akullta, ngase krupa nuk do të prodhojë efekt në ato temperatura. Pra kripa reagon deri në -12 gradë, jo më shumë”, tha profesori universitar i Fizikës dhe Agrometeorologji .
Tahirsylaj mendon që, pushimi i nxënësve i cili fillon para vitit të ri nuk është i studiuar mirë në aspektin klimatologjik.
“Këta në Kosovë e kanë marrë modelin e perëndimit për planifikimin e vitit shkollorë, nuk ka asgjë të keqe. Por, temperaturat më të ulëta çdo herë janë në janar, dhe më herët pushimi është planifikuar prej datës 15 janar. Pushimi vjetor, siç po bëhet para vitit të ri, nuk është i studiuar mirë në aspektin klimatologjik”, thotë ai.
Ndryshe, të premten Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në territorin e saj për 48 orë. “Duke i pasur parasysh reshjet e vazhdueshme të borës, temperaturat shumë të ulëta dhe vështirësitë që këto kushte mund t’i sjellin në qarkullim, Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët e radhës”, thuhet në vendimin e Komunës./Lajmi.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës
Aksident i rëndë në rrugën Dibër-Mavrovë, dy të lënduar
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak