Në një intervistë për RTK-në,Tahiri ka thënë se arrestimet politike tregojnë se Serbia për fat të keq ende nuk është çliruar nga politika e Milosevicit dhe se kjo mund të ketë pasoja për stabilitetin e rajonit.

Tahiri ka theksuar se është koha që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shqyrtojnë raportet me Serbinë e cila sipas saj përkundër marrjes së statusit kandidat për BE nuk po tregon sjellje evropiane.


Ajo kosovare ka thënë se Kosova është e përcaktuar për shtet euroatlantik dhe se dialogu e bashkëpunimi janë vlera evropiane për të cilat është zotuar Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/