LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i PDK-së: Seancën solemne të Kuvendit e lëshuam në shenjë revolte me fjalimin e Kurtit

Tahiri i PDK-së: Seancën solemne të Kuvendit e lëshuam në shenjë revolte me fjalimin e Kurtit
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha sot se seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 14 vjetorin e pavarësisë e kanë lëshuar në shenjë revolte me fjalimin e kryeministrit Albin Kurti. 

Tahiri theksoi se në fjalimet e krerëve të shtetit nuk ishin përmendur akterët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, cilët kontribuuan për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.


“Nuk ka ndodhë që asnjëherë të vetme që seanca solemne e Kuvendit në këtë ditë, të prishet nga vet fjalimi i kryeministrit të Kosovës. Ne si deputet të opozitës nuk mundemi të qëndrojmë në sallë të dëgjojmë fjalime të kota dhe denigurese për shoqërinë tonë…”, tha ai, raporton Telegrafi.

Për shefin e GP-së të PDK-së është e papranueshme që sot në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës që të mos përmenden akterët kryesor të UÇK-së.

“Pra, nuk mund të zhbëhet ajo që kryeministri i asaj kohe zotëri Hashim Thaçi ishte ai i cili ka ftuar seancë të jashtëzakonshme për shpalljen e pavarësisë. Pra, sot e lëshuam seancën në shenjë revolte dhe kjo nuk ishte e planifikuar, ndodhi spontanisht ”, tha ndër të tjera, Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori