Ministri në detyrë, Abelard Tahiri iu ka kundërpërgjigjur akuzave të Albin Kurtit, duke thënë se pas tentimit të parë për kapjen e sindikatave, tregoi cilët janë hapat e tij të ardhshëm për kapjen e gjyqësorit, diplomacisë, noterisë e shume institucioneve të tjera që janë kategori kushtetuese.
Kurti gjatë ditës, ka thënë se qeveria në detyrë se duhet të jetë e përmbajtur kur bëhet fjalë për emërime të ndjeshme si ato në Noteri, Gjyqësi, Diplomaci, Siguri publike apo AKI, pasi këto vendime i takojnë kryekëput qeverisë së re, pasi të ketë përfunduar skanimi i gjendjes ekzistuese dhe identifikimi i pengesave në operimin e suksesshëm të secilës prej tyre.
“Nuk i duhet një mediokri si Albin Kurti, më shumë sesa një postim në Facebook, për të shprehur paaftësinë e tij konstante për të qenë kandidat serioz për kryeministër. Në postimin e tij, sot e konfirmoi atë që e dimë të gjithë.Pas tentimit të parë për kapjen e sindikatave, sot na tregoi cilët janë hapat e tij të ardhshëm për kapjen e gjyqësorit, diplomacisë, noterisë e shume institucioneve të tjera që janë kategori kushtetuese, e besoj shumë shpejt do ta tregojë edhe vizionin e tij për sportin”, tha Tahiri.
Tahiri ka deklaruar se Kurti nuk ia ka “haberin”, se cila është detyra e një kryeministrit.
“Ky mediokër ka mungesë të njohurive themelore të qeverisjes, por do ishte mirë sikur të ishte vetëm fakti se nuk e ka “haberin” se cila është detyra e një kryeministri. Krahas mungesës së njohurive elementare, në rastin më të keq, ai po pretendon t’i japë formë konkrete iluzionit të tij shkatërrues ndaj vlerave demokratike e rendit liberal të themeluar nga kushtetuta e vendit. Flet për qeverinë e tij e cila paska të drejtë të marrë në përgjegjësi, ani pse kjo i takon organeve të pavarura të zbatimit të ligjit kur ato vlerësojnë se janë bërë shkelje të ligjit”, thekson Tahiri, i cili ka numëruar disa çështje që sipas tij, do duhej ose jo të vepronte Kurti.
“Paska të drejtë të emërojë gjyqtarë, ani pse gjyqtarët janë kategori kushtetuese që rekrutohen e emërohen jashtë mandatit të qeverisë dhe nuk lidhen aspak me proceset politike. Dashka të marrë kompetenca të institucioneve tjera, për të diktuar vullnetin se kush duhet emëruar në shërbimet diplomatike. Dashka të vendosë gjendjen e status-quo’s për të skanuar çdo gjë, para se të fillojë të bëjë ndonjë gjë, pasi që në “eksperiencën e tij të lavdishme qeveritare” ekzistojnë kritere të vlerësimit që ne të tjerët s’mund t’i arrijmë. Sot, na paralajmëroi për vizionin e tij për drejtësinë, shtetin e pushtetin, duke i dhënë formë e përmbajtje kapjes së shtetit, siç vetëm ai di ta bëjë. Me këtë sindrom, qeveria e Albinit, paska për të qenë fundi i çdo ligji që e frenon shfrenimin e një kryeministri të pa takt për të qeverisur” , shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Më tej Tahiri ka thënë se çështjen e noterëve nuk do ta lë në dorën e Kurtit.
Por e gjithë kjo, ka një bilanc të shëndoshë: në sytë e qytetarëve të Kosovës, një qeveri e tillë, është asgjë më shumë sesa ëndrra e një mediokri për të drejtuar ekzekutivin, ëndrra nga e cila Albini po shihet se e ka të vështirë të zgjohet. Dikush duhet t’ia bëjë të qartë se në Kosovën e ndërtuar me sakrificë, autoritarizmi e shfrenimi qeveritar nuk kanë vend. Të drejtat që i kanë qytetarët e vendit dhe institucionet e saj të njohura e të garantuara nga Kushtetuta, nuk janë e nuk do jenë asnjëherë subjekt i vullnetit të Albin Kurtit.
Pas shpalosjes së këtij vizioni të shndritshëm për kapjen e shtetit, tashmë presim që në postimin e radhës, ai të përcaktojë edhe se kush do luajë në përfaqësuesen Kosovës në futboll, ngase prezenca e tij në stadium nuk mund të mbetet pa u shoqëruar me diktimin e ritmit të lojës, lojtarëve dhe rezultateve që medoemos duhet t’i arrijnë lojtarët në fushë. Çështjen e noterëve Albin, nuk do ta lë në dorën tënde, për të të kursyer nga mundimi”, ka thënë në fund Tahiri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Padi ndaj Kuvendit dhe kompanisë, punëtorët greviste kërkojnë pagat gjatë grevës

Specialja merr vendim për lirimin me kusht të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit

Nga fillimi i muajit shkurt janë gjobitur 18.132 persona për shkelje të rregullave në komunikacion në Maqedoni

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës