LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Raporti i Komisionit Evropian vlerëson arritjet në politikat e drejtësisë

Tahiri: Raporti i Komisionit Evropian vlerëson arritjet në politikat e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një deklarate për media, ka shpreh konsideratën për vlerësimin e marrë nga Raporti i vendit i Komisionit Evropian në politikat e sundimit të ligjit.

Në një deklaratë për media, Tahiri, shpreh konsideratë për vlerësimin e Komisionit Evropian ndaj punës së ministrisë që ai udhëheqë në drejtim të reformave dhe politikave legjislative për fuqizimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe qasjen më të mirë në drejtësi për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Raporti për Vendin ka njohur përparimin e dukshëm në përmirësimin e kornizës ligjore në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe sigurimit të integritetit të institucioneve publike. Në mes tjerash, janë evidentuar reformat legjislative në drejtësinë penale përmes ndryshimeve në Kodin e ri Penal, avancimit të efikasitetit të procedurave ligjore për organet e pavarura të zbatimit të ligjit që kanë zënë vend në Projekt Kodin në shqyrtim të Procedurës Penale, Ligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara të Konfiskimit të Pasurisë dhe atë për parandalimin e Konfliktit të Interesit”, thuhet në deklaratën e tij.


Tahiri po ashtu në këtë deklaratë ka thënë se janë vlerësuar reformat që janë ndërmarrë në fushën e gjyqësorit, ku sipas tij, është bërë përparimi i dukshëm me fokus në Ligjin për Përgjegjësitë Disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe Ligjin për Gjykatat.

“Një vend të posaçëm në këtë vlerësim zënë edhe ligjet tjera komplementare siç është ai për Ndërmjetësimin që do mundësojë konsolidimin e sistemit të ndërmjetësimit si pjesë integrale e sistemit të drejtësisë, Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, si dhe Pakon e Ligjeve të të drejtave pronësore ku vlerësohet avancimi i të drejtave të grave për qasjen në trashëgimi. Ministria mirëpret njohjen e progresit të bërë në këto fusha jo vetëm në hartim dhe miratim të legjislacionit, por edhe në funksionalizimin e strukturave në zbatim të tyre – siç është rasti i ndërmjetësimit”, ka thënë Tahiri.

Në këtë deklaratë, ai ka thënë se raporti ka njohur investimet e bëra në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial përmes rritjes së buxhetit dhe plotësimit të numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve krahas standardeve evropiane për numër të tyre për kokë banori.

“Pavarësisht sfidave siç është ballafaqimi me korrupsioni dhe nevoja për luftë më të ashpër kundër korrupsionit, keqpërdorimit të parasë publike dhe abuzimit me pushtetin publik, Raporti i Komisionit Evropian për Vendin përmend veprimet domethënëse të Ministrisë së Drejtësisë në kuadër të fushëveprimit të saj për t’i adresuar këto sfida. Politikat dhe reformat që i kemi ndërmarrë do të shërbejnë si mjete kyçe me të cilat institucionet e vendit tonë do kenë mundësi ta luftojnë korrupsion dhe kriminalitetin në përgjithësi. Pjesë e këtij vlerësimi është edhe njohja e dy nismave tona të rëndësishme të cilat janë vënë pikërisht në funksion të përmirësimit të zbatimit të kornizës tashmë të avancuar ligjore”, ka shtuar ai.

Ministri Tahiri ka përmendur edhe agjendën “Drejtësia 2020” dhe rishikimi funksional i sektorit të sundimit të Ligjit ku ka thënë se janë shënuar në raport si dy proceset me rëndësi për të adresuar këto sfida.

“Fokusi dhe përkushtimi ndaj luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të jetë akoma më i madh dhe përmes agjendës “Drejtësia 2020” e cila tashmë ka kredencialet e veta të njohura edhe nga Bashkimi Evropian, si një agjendë e përbashkët e Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, do i jepet prioritet implementimit të ligjeve të kësaj fushe. Raporti vlerëson punën që kanë bërë institucionet e sistemit të drejtësisë në procesin që udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë për konsolidimin e Strategjisë Kombëtare për Sundimin e rendit dhe Ligjit, që pritet të derivojë nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, reformë kjo që përbën instrumente të fuqishme për krijimin e një identiteti të qëndrueshëm të sistemit të drejtësisë, të karakterizuar nga efikasiteti, transparenca, llogaridhënia dhe qasja më e lehtë në drejtësi”, thuhet në deklaratën e tij.

Ndër të tjera në këtë deklaratë ai ka theksuar se janë të vetëdijshëm se ka ende shumë punë për të bërë që këto ligje dhe nismat tjera që janë në vijim të gjejnë zbatim efikas.

“Në lidhje me këtë, edhe një herë ftoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të miratojnë nismat ligjore siç është Projekt Kodi i Procedurës Penale, i cili do t’i japë një dimension të ri përpjekjeve tona të përbashkëta për fuqizimin e shtetit të së drejtës. Gjithashtu, ne do të marrim parasysh me shumë vëmendje të gjitha rekomandimet të dala nga Raporti i Vendit për vitin 2019 në mënyrë që të sigurohemi që përparimi në sektorin e sundimit të ligjit të jetë jo vetëm i garantuar në politikat që ne i ndërtojmë, por që ato edhe të zbatohen me përpikëri nga institucionet e besuara për zbatimin e tyre”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

Lugina
Mosmarrëveshje në komunikacion, policia publikon videon e arrestimit kur një person sulmoi fizikisht një tjetër

Mosmarrëveshje në komunikacion, policia publikon videon e arrestimit kur një person sulmoi fizikisht një tjetër

Kronika e Zezë
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

Lajme
Rama vë në dyshim deklaratat në Samitin e Klimës në Baku

Rama vë në dyshim deklaratat në Samitin e Klimës në Baku "nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht"

Lajme
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Lajme
Kalo në kategori