Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur sot për ikjen e qytetarëve nga Kosova.
Tahiri ka thënë se nuk janë vetëm të papunët që po ikin nga Kosova, por edhe ata që janë të punësuar.
“Një fenomen i rrezikshëm në vendin tonë ka nisë tash e së paku një vit, Kosovën po e lëshojnë e po ikin në vendet tjera, jo vetëm njerëzit e papunë, por për më keq, njerëzit që janë të punësuar në sektorin publik dhe sektorin privat”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka thënë se me këtë trend, Kosova do të mbetet pa profesionistë.
“Në qoftë se vazhdon ky trend për të cilin Qeveria nuk është duke marrë asnjë masë, asnjë veprim për ta penguar, Kosova rrezikon të jetë pa profesionistë, pa rini dhe pa shpresë”.
“Një plan konkret për pengimin e migrimit dhe krijimit të kushteve lidhet me dy veprime që si Aleancë i kemi sugjeruar: e para, me rishikim buxhetor rritja e koeficientit të pagës për të punësuarit në sektorin publik; e dyta, në sektorin ekonomik të dislokohen dhe zhbllokohen mjetet e projekteve kapitale”, ka shtuar Tahiri.
Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të veprojë sa nuk është bërë vonë.
“Fatkeqësisht, deri sot, nuk ka asnjë veprim. Veprimet e vetme janë ato që e stimulojnë ikjen: rritja e çmimit të tatimit në pronë, rritja e çmimit të rrymës, rritja e çmimit të secilit produkt dhe mos ngritja e pagave”.
“Qeveri vepro tash derisa nuk bëhet vonë për këtë vend që vuajti shumë e që luftojë shumë për lirinë e atdheut të vet”, ka përfunduar Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë