LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Qeveria Kurti ka degraduar pagën e mjekëve, ushtarëve e policëve – ka rritur atë të kryeministrit dhe ministrave

Tahiri: Qeveria Kurti ka degraduar pagën e mjekëve, ushtarëve e policëve – ka rritur atë të kryeministrit dhe ministrave

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi të punësuarve në sektorin publik iu ekzekutuan pagat e muajit shkurt sipas Ligjit për Paga.

Edhe pse është pritur për shumë kohë, ky ligj nuk është pritur edhe aq mirë nga disa zyrtarë publikë, pasi janë shprehur të pakënaqur me vlerën e koeficientit. Madje, ka pasur reagime se me ligjin e ri pagat e disa zyrtarëve janë zbritur.


Lidhur me këtë ka reaguar Tahiri duke e quajtur veprim degradues dhe vulë për dekurajimin e profesionistëve që të qëndrojnë në Kosovë.

Sipas tij, Qeveria Kurti ka degraduar pagat e mjekëve, policëve, ushtarëve e shumë kategorive të tjera, ndërsa ka rritur pagën e kryeministrit dhe ministrave.

“Në krizën më të madhe ekonomike që nga paslufta, qeveria e Albin Kurtit degradon pagat e mjekëve të përgjithshëm, teknikëve mjekësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civil si dhe shumë kategorive të tjera që paguhen nga buxheti i Kosovës, ndërsa ia rritë pagën kryeministrit dhe ministrave. Ky veprim degradues, është vulë për dekurajimin e profesionistëve që të qëndrojnë në Kosovë”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Telegrafi/