LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Projektligji për Qeverinë është pothuajse gati

Tahiri: Projektligji për Qeverinë është pothuajse gati

Besnik Tahiri, kryesues i Komisionit për hartimin e Projektligjit për Qeverinë në një konferencë për media pas takimit të parë të Komisionit për hartimin e Projektligjit për Qeverinë tha se ky ligj është pothuajse gati ku edhe po diskutohet mes anëtarëve të komisionit me qëllim që ligji të jetë i plotë.

Tahiri tha se përmes këtij ligj dhe tri ligjeve tjera do të arrihet një kornizë ligjore që rregullon punën e administratës së shtetit.

“ky ligj bashkë me tri tjera si ligji që rregullon Administratën publike, Ligji për funksionin publik dhe Ligji për pagat janë kornizat e një administrate të rregullt ku me këtë arrihet një kornizë ligjore që e rregullon punën e administratës së shtetit”, ka thënë ai.

Tahiri tha se këtij koncept dokumenti duhet t’i paraprijë një analizë para se të dërgohet në qeveri e parlament.

“Ajo çka u dakorduam sot është që ky proces t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë të ekspertëve të organizatave që merren me këtë temë, t’i paraprijë koncept dokumentit një analize. Ky ligj nuk përcakton vetëm numrin e ministrive por po ashtu përcakton aspektet që lidhen me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë,  që lidhen me përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien, transparencë dhe efektshmërinë e  një qeverie. Pra duhet t’i paraprijmë një analize dhe pastaj ta dërgojmë tek qeveria dhe parlamenti”, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu tha se është gabim të flitet për një datë se kur mund të përfundoj ky proces, pasi puna e këtij procesi e përcakton datën dhe jo e kundërta.

Tahiri foli gjithashtu edhe për pagat në sektorin publik, ku tha se Ligji për qeverinë nuk e rregullon sektorin e pagave ne vend.

“Nëse bëjmë një vlerësim të pagave të sektorit publik prapë e them që ka një diskrepans dhe një padrejtësi me pagat. Duhet të krijohet në Ligjin për paga një hierarki….Mendoj që Ligji për paga do të sjell një drejtësi në sistemin hierarkik”, ka thënë ndër të tjera Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori