LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Për Kurtin është dialog i ri sepse dikur e kundërshtuan duke e kallë Parlamentin dhe Qeverinë

Tahiri: Për Kurtin është dialog i ri sepse dikur e kundërshtuan duke e kallë Parlamentin dhe Qeverinë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka folur për pritshmëritë e saj nga Kryeministri Albin Kurti në qasjen e tij në raport me negociatat.

Tahiri në Klan Kosova tha se janë lojë fjalësh deklarimet e shefit të qeverisë kosovare se takimet në Bruksel, i përkasin një procesi të ri të dialogut.

“Kam dëgjuar Albin Kurtin ku thotë se ‘’është fillim i ri’’. Tani është kjo lojë e fjalëve, sepse është një proces që është vendosur me Rezolutën e OKB-së”.


“Në fakt për shkak të kësaj rezolute, edhe ne e kemi pranuar këtë obligim ndërkombëtar, dialogun për fqinjësi të mirë mes të dy shteteve”.

“Nuk ka rëndësi teknika, i vjetër apo i ri, është me rëndësi që ky dialog të përfundoj me një marrëveshje, njohje reciproke – me kufijtë aktual dhe në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Natyrisht, për të [Albin Kurtin] është një dialog i ri, sepse tash janë në qeveri dhe tash e kanë obligim të merren me dialogun. Edhe është i ri sepse e kanë kundërshtuar 10 vite, e kanë kallë Parlamentin edhe Qeverinë duke e kundërshtuar dialogun edhe marrëveshjet – prandaj për ata tani duket çdo gjë e re, dhe duhet që votuesit m’i ba me harru që dikur kanë qenë kundër e tash janë për dialogun”.

“Madje e patën thanë që e kanë prioritet të shtatë apo tetë, dhe e bënë prioritet të parë dhe kjo është ditur sepse është obligim ndërkombëtar”.

“Është ditur që do të jetë numër një, dhe Albin Kurti tani shkon pa problem në Bruksel, duke qenë se dialogun e ka vënë prioritet numër një”, tha Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori