LAJMI I FUNDIT:

Tahiri paraqet vizionin programor të koalicionit AAK-PSD 100% Kosovë për garën zgjedhore të 6 tetorit

Tahiri paraqet vizionin programor të koalicionit AAK-PSD 100% Kosovë për garën zgjedhore të 6 tetorit

Ish – Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, i cili bën pjesë në listën e AAK-së për deputet, ka paraqitur vizionin programor të koalicionit AAK-PSD 100% Kosovë për garën zgjedhore të 6 tetorit.

Tahiri ka thënë se, ‘100% Kosovë, është vizioni qeverisës për 4 vitet e ardhshme me objektivë të qartë, ku nëpërmjet ndërtimit të themeleve të forta të mekanizmave institucionalë, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, drejtësisë e kujdesit social dhe forcimit të partneritetit me aleatët ndërkombëtarë të arrijmë së bashku dhe përfundimisht konsolidimin e plotë të shtetësisë.’


Sipas tij, 100% Kosovë ka të përcaktuar objektiva të qarta dhe veprime konkrete në arritjen e synimit 100% shtet.

” Është vazhdimësi e rezultateve dhe përpjekjeve për konsolidim të shtetësisë, qoftë në rrafshin e brendshëm apo ndërkombëtar. Rezultate e përpjekje të vlerësuara gjerësisht, marrë parasysh kontekstin në të cilin e kemi gjetur vendin”, ka thënë Tahiri.

Ai ka përmendur çështjen e dialogut me Serbinë, dhe ndarjen e Kosovës, që sipas tij, AAK i ka dhënë fund debateve.

“Kosova nga një sovranitet i dorëzuar, ku çështjet shtetërore trajtoheshin në tavolinë negociatash, e ku në emër të dialogut agresori kushtëzonte e projektonte funksionimin e brendshëm, kemi arritur që vendimet për vendin t’i marrim vet, duke i dhënë shtetësisë së Kosovës atributet kryesore në mbrojtje dhe në të drejtën e pasurive të saj: Ushtrinë dhe Trepçën. U kemi dhënë fund debateve e orvatjeve për copëzimin e Kosovës, duke mbrojtur Kosovën e 17 shkurtit, e avancuar të drejtën që e ka Kosova me vendimin e GJND-së”, thekson Tahiri.

Më tej ka folur për funksionimit të administratës së shtetit, tregun e buxhetin.

“Por, nuk jemi ndalur këtu. Në rrafshin e brendshëm i kemi ndërtuar atributet kryesore të shtetit. Kemi konsoliduar mekanizmat e drejtësisë. Kemi vendosur konturat e funksionimit të administratës së shtetit. Kemi garantuar qëndrueshmëri fiskale e rritjen më të madhe të buxhetit. Kemi garantuar përkujdesje për grupet e pa trajtuara të shoqërisë. Kemi mbrojtur tregun, e kemi ofruar mbështetje për prodhimin vendor. Kemi ofruar partneritet e mbështetje pa dallim e kushte për zhvillim për secilën komunë të Kosovës. Ne guxuam që të ballafaqohemi me terrin që kanoste Kosovën, e bëmë Prishtinën kryeqytet prej së vërteti, duke e bërë me ligj e duke i dhënë përkrahje më të madhe. Pra, vendimmarrja jonë nuk ndodh mbi bazën e kalkulimeve partiake, e as nuk ndalemi të guxojmë që t’u japim zgjidhje problemeve”, është shprehur ai.

Ish – Koordinatori Nacional për Reforma Shtetëror, ka premtuar pavarësi të plotë të administratës me hierarki e paga të bazuara në merita, me standarde të larta për kthimin e meritokracisë në konkurs, e me agjenci të ri-strukturuara e në proces të funksionalizimit të plotë.

“Tashmë, me projeksionin e Ligjit për Qeverinë, Kosova e bënë të plotë konstruktin e funksionimit institucional me parametra të lartë për qeverisje të mirë. Parametra këta që garantojnë qeverisje efikase e funskionale, pavarësi të plotë të administratës me hierarki e paga të bazuara në merita, me standarde të larta për kthimin e meritokracisë në konkurs, e me agjenci të ri-strukturuara e në proces të funksionalizimit të plotë. Pra, kemi përmbyllur pakon më të rëndësishme të administratës publike, duke projektuar atë që të kthehet në gjenerator të zhvillimit, e promotor të integrimit. Këto i arritëm bashkë e me synim për vendin e qytetarin. Andaj, edhe partneriteti i koalicionit AAK-PSD nuk është bashkëpunim për ta mundur dikë, por për të dëshmuar guxim, dije e përkushtim për vendin. Synimet e përbashkëta për vendin, e gërshetimi i ideve, guximit dhe vizionit garanton partneritet për zhvillim të qëndrueshëm, e mirëqenie për qytetarët”, është shprehur Tahiri,

“Vizioni jonë politik është gërshetim komtributit dhe aspiratave si vend dhe shoqëri. E pikënisje ka arritjen tonë më të madhe për Lirinë dhe Pavarësinë. E nga pikënisja deri në konsolidim të plotë na duhet ende shumë energji, përkushtim, dije e guxim. 100% Kosovë do të ishte thjesht një deklaratë pa dijen, guximin dhe dashurinë për vendin.

E për të arritur këtë na duhet t’i kryejmë detyrat e shtëpisë. Kryeministri Haradinaj ka dhënë shembull të përballjes me sfidat, të guximit në vendimmarrje, të bashkëpunimit pa dallim e pa kushte, në interes të vendit dhe të partneritetit serioz me miqtë e Kosovës.
Ai i prin vizionit 100% Kosovë dhe është garanti i zbatimit të vizionit të përbashkët 100% shtet. Ftoj kryeministrin Ramush Haradinaj, të flasë për konceptin dhe vizionin politik për qeverisjen e ardhshme të koalicionit AAK-PSD në 4 vitet e ardhshme.

Kosova ka 100% guxim, dije e përkushtim me koalicionin AAK-PSD, Kosova e kryeministrin për 100% shtet e ai është z. Ramush Haradinaj”, ka përfunduar ai./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kalo në kategori