LAJMI I FUNDIT:

Tahiri nuk e sheh si gjyq politik përjashtimin nga PS-ja

Tahiri nuk e sheh si gjyq politik përjashtimin nga PS-ja

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mbrëmjen e sotme, ka dhënë një koment lidhur me përjashtimin nga Partia Socialiste, duke theksuar se është në komunikim të vazhdueshëm me kolegët e tij, megjithëse për shkak të rrethanave mbetet një komunikim i kufizuar.

“Nuk e pashë si gjyq politik përjashtimin nga Partia Socialiste. Edhe sikur një deputet apo drejtues i vetëm në PS, e çon nëpër mend që mund të më bëjë gjyqin politik, unë nuk e pranoj në asnjë rast”, u shpreh ai.


Tahiri nuk beson se është “barrë për Partinë Socialiste”, ndërsa përjashtimin e thotë se e mirëkupton dhe se e ka kërkuar edhe vetë, shkruan Opinion.al.

“Në kushtet që jemi ishte një qëndrim gati i detyrueshëm për të mos pasur asnjë koment politik. Unë këtë e kam kërkuar vetë nga kryetari i PS. Kam kërkuar të mos kem asnjë mbrojtje dhe asnjë koment, sepse s’ka pse bëhet politikë në këtë histori. Pres që të gjithë ta marrin të vërtetën nga fjala e drejtësisë, jo nga unë. Nuk prisja më shumë nga vendmarrja e PS”, shprehet ai.

Ai tregon edhe takimin e parë me Kryeministrin Rama pas shpërthimit të bombës “Habilaj”.

“Secili ushtroi detyrën e vet dhe përgjegjësinë e vet përballë njëri-tjetrit dhe përballë publikut. Ishte një diskutim i hapur”, tregon ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori