LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Në Parlamentin Evropian u konfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave

Tahiri: Në Parlamentin Evropian u konfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka thënë se në Bruksel është konfirmuar mbështetja për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Tahiri bën të ditur se në takimet që ka zhvilluar është thënë se së mungesa e liberalizimit të vizave e dobëson rolin e Bashkimit Evropian në Kosovë, transmeton Telegrafi.


“Në Parlamentin Evropian në të gjitha takimet, me Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Sassoli, në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe në Grupin e Miqësisë për Kosovën u konfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave. U tha që mungesa e liberalizimit të vizave e dobëson rolin e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe si ndërmjetësues në dialog. Tani duhet punë aktive në reforma evropiane dhe takime bilaterale me shtetet anëtare për të dëshmuar se Kosova është gati në rrugëtimin e saj drejt BE-së”, thuhet në shkrimin e Tahirit të bërë në Facebook.

Tutje, Tahiri ka deklaruar se sa më prezente që është Evropa në Kosovë e rajon, aq më pak do të kenë ndikim agjendat anti-perëndimore.

“Në takime me deputetë theksova se njohja nga 5 vendet, investimet programore dhe ato kapitale kanë rëndësi jetike për zhvillimin e vendit tonë. Sa më prezente që është Evropa si tërësi në Kosovë e rajon aq më pak do të kenë ndikim agjendat anti-perëndimore”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori