LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Mogherini ka marrë anën e Serbisë

Tahiri: Mogherini ka marrë anën e Serbisë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Përfaqesuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, nuk është e paanshme në dialogun Kosovë-Serbi.

“Mogherini dhe Zyra e saj kanë marrë anën e Serbisë. Nuk janë më neutral. Nuk do të duhej të guxonte të bëhej ajo deklaratë. Mogherini tashmë nuk është e paanshme dhe ka humbur kredibibilitetin”, ka thënë ajo, në RTK.


Tahiri ka thënë se në Bruksel tema e pasurive të Kosovës ka hasur në rezistencë të madhe nga ana e saj.

“Unë kur isha, iu kam thënë, pasuritë janë të Kosovës”, ka thënë ajo.

Kocijançiq: Çështja e Trepçës duhet të zgjidhet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Kocijançiq: Çështja e Trepçës duhet të zgjidhet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Tahiri ka theksuar se ësthtë moment që Kuvendi i Kosovës të miratojë platformën me vija të kuqe për atë se çka nuk duhet të dialogohet.

“Ajo që më shqetëson janë institucionet, Parlamenti i Kosovës, që ende nuk ka arritur të miratojë platformën me vija të kuqe. Kjo që nuk po mbërrihet platformë unë e shoh si seriozitet nga disa liderë”, ka thënë ajo, duke shtuar se sovraniteti e integriteti territorial e ndryshimi i kufijve nuk duhet të vijnë në shprehje.