LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Komunat i bëmë zot shpie!

Tahiri: Komunat i bëmë zot shpie!

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë Haradinaj, njëherësh kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri, ka thënë se gjatë ushtrimit të funksionit të tij në qeveri ka konstruktuar dhe koordinuar Këshillin Konsultativ Qeveri-Komuna dhe në të njëjtën kohë ta fuqizojë komponentin e koordinimit me partnerët zhvillimorë.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “…nuk ka komunë që ka gjetur partner ma serioz e të përkushtuar se sa Ramush Haradinajn”.

Postimi i plotë i Tahirit;

“Komunat i bëmë zot shpie!

Kam pas nderin të konstruktoj e koordinoj Këshillin Konsultativ Qeveri-Komuna; e të njëjtën kohë të fuqizoj komponentin e koordinimit me partnerët zhvillimorë.

Vendimet tashmë janë të njohura, e me krenari e them se nuk ka komunë që ka gjetur partner ma serioz e të përkushtuar se sa Ramush Haradinajn.

Pa dallim, është hera e parë që një qeveri nuk sillet me inate e këtë e kemi dëshmuar me:

o Përkrahjen direkte;
o Me zgjidhjen e problemeve; dhe
o Reformat në legjislacion;

Në asnjë rrethanë, as proceset e as administrata nuk ka pasur qasje ma pro-aktive. Është hera e parë, që krahas investimeve kemi adresuar sfidën e të punësuarve, duke i bërë ata me paga e trajtim të dinjitetshëm.

S’bënë dallim as Podujeva, s’ka projekt e as kërkesë që nuk i është marrë parasysh e trajtuar. Nëse i krahasojmë investimet, e bëra për dy vite janë pothuajse dyfishi i qeverisë paraprake tre vjeçare.

Është hera e parë që këtë mandat, përveç rritjes së përgjithshme të buxhetit prej 700 milionë, të kemi rritjen aq të madhe edhe të granteve qeveritare:

o Granti i përgjithshëm ka shënuar rritje prej 91 milionë
o Granti për shëndetësi 9.2 milionë;
o Granti për arsim 21.5 milionë;

Në ato 50 vendime, a mund ta merrni me mend që disa komuna nuk kanë pas tokë as për varreza e lëre mos të flasim për investime publike e dhënie në shfrytëzim për investitorë. Dhe këtë logjikë e kemi ndryshuar rrënjësisht me Ligjin për Dhënin në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale. Duke i hapur rrugë zhvillimit me Strategjinë për Zhvillim Ekonomik Lokal, e me themelimin e Departamentit të veçantë për zhvillim ekonomik të komunave.

Ata që punojnë në administratë e dinë se qysh brenda një zyre me punë të njëjta kishin dallime në paga. E kjo ka marr fund. A e dini që paga e të zgjedhurit lokal ka qenë 10 fish ma e vogël se ajo në kuvend, dhe kjo ka treguar çfarë prioriteti ka qeverisja lokale. Dhe kjo ka marrë fund. E, këto nuk janë vendime për Aleancën e as kryeministrin, por janë vendime për Kosovën.

Secili prej nesh i kemi parë sa të pa motivuar kanë qenë arsimtarët, mjekët e administrata. E, ne kemi dhënë së paku sinjalin e parë për ta ndryshuar, jo veç që i kemi vlerësuar në merita e paga, por edhe e kemi ulë pa-barazinë. Të gjithë kemi dëgjuar qysh ju ka shpallur e ndrequr konkursi dikujt, a e dini që tash janë të sakta përshkrimet edhe detyrat, e madje s’mundet ai që është në panel me t’i dhënë 50 pikë se vlerësimi është mbi 90% në test.

Paramendojeni, ky shtet i ka mbetur borxh policit të vetë, nuk i ka paguar rrezikshmërinë në punë, as mjekut, as policit as zjarrfikësit. Këto, tashmë kanë marrë zgjidhje. Tash, secili ka pagë e trajtim të dinjiteshëm, e në veçanti zjarrfikësit që kanë qenë kategoria më e diskriminuar, e të njëjtën kohë më e rrezikuar.

Këto, e shumë vendime nuk kanë qenë të lehta, ngase kjo për dikë ka qenë pjesë e trajtimit vetëm në fushata, e dikujt i ka prish planet”, ka shkruar Tahiri./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Kalo në kategori