LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Hoti sot ia bëri hyzmetin defaktorizimit politik e ekonomik të Kosovës

Tahiri: Hoti sot ia bëri hyzmetin defaktorizimit politik e ekonomik të Kosovës

Deputeti dhe anëtari i kryesisë së Parisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti ia bëri dëmet më të mëdha Kosovës, me marrëveshjen e së premtes në Uashington.

Ai në Facebook ka thënë se  çfarë është dashur të përmbyllej me një marrëveshje valide dhe gjithëpërfshirëse për njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë, u konvertua nga Hoti në një listë korrigjimesh të deklaratave të veta dhe të subjektit të cilit ai i takon.

Tutje ka thënë se Hoti me marrëveshjen e sotme që bëri me Serbinë në Uashington me ndërmjetësimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, veçse ia ka bërë hyzmetin si tha ai defaktorizimit politik e ekonomik të Kosovës”, siç e quante me 13 nëntor 2019, idenë e “Minishengenit Ballkanik”.


Këto janë pikat e marrëveshjes të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Këto janë pikat e marrëveshjes të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

Tahiri ka shtuar edhe se shfrytëzimi i resurseve ujore nga Serbia, janë ndër dëmet më të mëdha që sipas Hoti ia ka bërë sot Kosovës.

“Çfarë është dashur të përmbyllej me një marrëveshje valide dhe gjithëpërfshirëse për njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë, u konvertua nga Kryeministri Avdullah Hoti në një listë korrigjimesh të deklaratave të veta dhe të subjektit të cilit ai i takon. Pra, Hoti sot ia bëri hyzmetin “defaktorizimit politik e ekonomik të Kosovës”, siç e quante me 13 nëntor 2019, idenë e “Minishengenit Ballkanik”. Pezullimi i agjendës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, Minishengeni dhe lejimi i shfrytëzimit të resurseve tona ujore nga Serbia, janë ndër dëmet më të mëdha që Hoti ia ka bërë sot Kosovës. PS: Me aq sa pashë, kjo nuk ishte një marrëveshje ndërkombëtare as nga formati dhe as nga përmbajtja, veçse një liste zotimesh”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori