LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Ekstradohet me sukses i dyshuari malazez për vrasje të rëndë

Tahiri: Ekstradohet me sukses i dyshuari malazez për vrasje të rëndë

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, njofton se është realizuar me sukses ekstradimi i Mario Miloseviç, i kërkuar nga autoritetet malazeze si i dyshuar për vrasje të rëndë dhe mbajtje të paautorizuar të materialeve plasëse.

“Falë punës që kemi bërë si Ministri e Drejtësisë në rrafshin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, sot më datë 5 nëntor 2019, është realizuar me sukses ekstradimi i njërit nga personat më të kërkuar nga Mali i Zi, i dyshuari Mario Miloseviç, shtetas i Republikës së Malit të Zi”, thuhet në deklaratën e Tahirit dërguar medieve.

Sipas njoftimit i dyshuari Miloseviç ishte i kërkuar nga autoritetet malazeze për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje e paautorizuar të materieve plasëse”, të Kodit Penal të Malit të Zi.


“Bashkëpunimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe organeve të pavarura të sundimit të ligjit si dhe përkushtimi për të vendosur para përgjegjësisë secilin person të dyshuar, e ka bërë Kosovën një vend primar në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe një vend të pasigurt për kriminelët. Në saje të përkushtimit në luftën ndaj krimit trans-nacional, që nga shtatori i vitit 2017 deri më nëntor 2019, janë përmbyllur 165 ekstradime, më shumë se sa kanë ndodhur për vite të tëra marrë së bashku”, thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori